Trajneri legjendar, Fabio Capello e la vlerësuar Liverpoolin e Jurgen Klopp, duke thënë se Reds kanë ‘sulmin më argëtues në Evropë’.

Gjigantët e Ligës Premier janë kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve pas barazimit 3-3 ndaj Benficës mbrëmë, duke fituar me rezultat 6-4 në total.

Për Liverpoolin dhe sulmin e tyre ka folur edhe trajneri legjendar italian, Capello, i cili i ka vlerësuar lartë.

Spektakël me gjashtë gola në Anfield, Liverpooli ashtu siç pritej kalon në gjysmëfinale Spektakël me gjashtë gola në Anfield, Liverpooli ashtu siç pritej kalon në gjysmëfinale

“Është sulmi më argëtues. Kur ata e vendosin topin në zonë, nuk ka një lojtar që nuk është gati për të shënuar”.

“Në Anfield, ata përmbushin mentalitetin e tyre sulmues në mënyrën më të mirë të mundshme”, ka thënë Capello Sky Sport Italia.

Reklama

Capello është një admirues i madh i Klopp. Së fundmi ai ka pohuar se futbolli italian duhet të ndjekë stilin e tij të lojës, siç po bëjnë Atalanta dhe Genoa.

Reklama
Capello ‘godet’ futbollin italian: Ka vite që imitojmë Guardiolan, duhet futboll si ai i Klopp Capello ‘godet’ futbollin italian: Ka vite që imitojmë Guardiolan, duhet futboll si ai i Klopp

Pas eliminimit të Italisë nga “play-off”-i i Kupës së Botës muajin e kaluar, Capello tha se futbolli italian ka ndjekur stilin e Pep Guardiolës për 15 vjet, pavarësisht se nuk ka cilësinë për ta bërë këtë, ndërsa qasja taktike e gjermanit do t’i përshtatej më shumë Azzurrëve.

75-vjeçari ka trajnuar Anglinë nga viti 2007 deri në vitin 2012 dhe është një nga trajnerët më fitues në historinë e lojës, duke fituar, ndër të tjera, pesë tituj të Serie A dhe një Ligë të Kampionëve. /Telegrafi/