LAJMI I FUNDIT:

Capello rrëfen takimin e parë me Berlusconin: Më tha se do ta bënte Milanin skuadrën më të fortë në botë dhe e arriti atë

Capello rrëfen takimin e parë me Berlusconin: Më tha se do ta bënte Milanin skuadrën më të fortë në botë dhe e arriti atë
(Foto: Ansa/Getty)

Fabio Capello ka qenë një nga trajnerët e shumtë të angazhuar nga Silvio Berlusconi te Milani dhe ka treguar për takimin e parë dhe arritjet e presidentit legjendar të klubit italian.

Ish-presidenti i Rossonerëve ka vdekur në moshën 86 vjeçare, pasi kishte vuajtur për dy vite nga leukemia, sëmundje që e ka mbajtur të fshehtë deri në kohët e fundit.


Ai ishte në krye të Milanit për më shumë se tri dekada, ndërsa arriti ta promovonte Monzan për herë të parë në Serie A.

Berlusconi: Nënshkrimet më të mira kur ishte në krye të Milanit dhe Monzës
Lexo po ashtu Berlusconi: Nënshkrimet më të mira kur ishte në krye të Milanit dhe Monzës

“Një person unik, me forcë dhe karizëm që rrallë e kam parë te dikush tjetër. Shumëkush u përpoq të bëhej si ai, por nuk ia doli. Kishte instinktin e menaxherit dhe aftësinë që t’i gjente njerëzit e duhur për arritjen e objektivave të tij. Dinte si të zgjidhte”.

(Foto: Ansa)

“Më takohet hera e parë kur u takuam në Milanello, më tha se donte ta bënte Milanin skuadrën më të fortë në botë dhe e arriti atë”.

“Berlusconi e krijoi Milanin. Ai mund ta kuptonte menjëherë se kush ishte i rëndësishëm dhe kush i kishte idetë e duhura, por edhe për çastet kur duhej të ndërhynte. Në të gjitha transferimet që i ka bërë, edhe lojtarët edhe trajnerët, rrallëherë ka gabuar”, ka rrëfyer Capello për Sky Sport Italia.

Strategu italian ka qenë trajner e ekipit të të rinjve te Rossonerët, pastaj asistent i Nils Liedholm, para se të bëhej trajner i përkohshëm për shtatë ndeshje në vitin 1987. Më pas ishte asistent i Arrigo Sacchit, para se ta merrte vet skuadrën në periudhën 1991-1996.

Te Milani, Capello e fitoi Ligën e Kampionëve, katër tituj të Serie A, Superkupën e UEFA-s dhe tri Kupa të Italisë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Ndërkombëtare
Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Liga e Kampionëve
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Ndërkombëtare
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

La Liga
Kalo në kategori