LAJMI I FUNDIT:

Candreva ndez derbin me Juventusin

Candreva ndez derbin me Juventusin

Anësori i Interit, Antonio Candrevas, ka folur për ndeshjen me Juventusin. 

Nerazzurrët do të luajnë në fundjavë kundër Juventusit, ndërsa ndeshja e parë ishte mbyllur me fitoren e Interit.


“Është një ndeshje me plot pasion. Tashmë e kam provuar në ndeshjen e parë të zhvilluar në San Siro, ku atmosfera ishte shumë e mirë. Atëherë fituam ndeshjen kundër ekipit më të fortë në kampionat”.

“Do të jetë e vështirë pasi luajë kundër një skuadre të fortë. Duhet të japim 100 për qind dhe të tregojmë aftësitë tona”.

“Jemi në formë të mirë dhe do të shkojmë atje të luajmë”, ka thënë Candrava. /Telegrafi/