LAJMI I FUNDIT:

Candreva e këshillon Verrattin të vjen te Interi, flet edhe për interesimin e Chelseat

Candreva e këshillon Verrattin të vjen te Interi, flet edhe për interesimin e Chelseat

Mesfushori i Interit, Antonio Candreva, ka folur për ndeshjen ndaj Juventusit dhe interesimin e Chelseat për atë në orët e fundit.

Italiani ka thënë i mbetet klubit nga Milano të flet për ofertat pasi e gjitha vëmendja e tij është te derbi ndaj Zonjës së Vjetër.


“Juventusi? Do të jetë një atmosferë e mirë, kundër ekipit më të fortë në kampionat. Duhet të japim maksimumin nga kualiteti dhe forca jonë”.

“Chelsea? Duhet të pyetni klubin. E këshilloj Verrattin të vjen, Marco është lojtar i një kategorie, kampion me eksperiencë të madhe”, ka thënë Candreva për Premium Sport. /Telegrafi/