LAJMI I FUNDIT:

Candreva: I dëshpëruar pa gola, Icardi njeri dhe sulmues i madh

Candreva: I dëshpëruar pa gola, Icardi njeri dhe sulmues i madh
Icardi duke festuar golin me Candrevan ndaj Sampdorias (Getty Images)

Sulmuesi i Interit, Antonio Candreva, e pranon se është i dëshpëruar nga fakti se nuk po arrin të shënojë gola.

Italiani ka dhuruar tetë asistime këtë sezon, shifër më e madhe se e çdo lojtari të zikaltër, por ende nuk ka gjetur rrugën drejt golit në 23 ndeshje.


“Unë dhe Ivani (Perisic, i dyti për nga asistimet) do japim gjithmonë më të mirën për këtë fanellë”, ka thënë Candreva për Inter TV.

Candreva është njëri nga asistuesit më të mirë në Serie A, por nuk ka arritur ta fitojë zemrën e tifozëve të Interit

“Këtë vit nuk jam duke shënuar dhe jam i dëshpëruar nga kjo pasi nuk mund të jesh vendimtar nëse nuk shënon, është emocion unik”.

“Unë pëlqej t’i bëjë tjerët të shënojnë, që kur isha i vogël pëlqeja fanellën me numrin 10 dhe ata lojtarë që bënin pasimin e fundit, si Zinedine Zidane dhe Roberto Baggio”.

“Objektivi jonë është Liga e Kampionëve dhe të gjithë ne jemi pjesë përbërëse e këtij projekti”.

“Luciano Spalletti? Kam marrëdhënie të mira me atë, është fatkeqësi që nuk kam punuar me atë më herët në karrierë. Ai i nxjerr gjërat nga ti që ju nuk e keni ditur se i keni, është i sinqertë dhe besnik. Nëse do isha më i ri do kisha një proces të rritjes më të mirë me atë, e them këtë pasi e shikoj se si merret ai me të rinjtë këtu”.

Man Unitedi është gati të rivalizojë Realin për Icardin
Lexo po ashtu Man Unitedi është gati të rivalizojë Realin për Icardin

“Mauro Icardi? Një njeri dhe sulmues i madh, mendoj se ai mund të përmirësohet ende. Jemi me fat që ai është me ne”, ka thënë për fund italiani për televizionin zyrtar të klubit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Ndërkombëtare
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Fiton 300 mijë euro në javë dhe është titullar, ylli i Cityt merr vendimin përfundimtar për t'u larguar në verë

Fiton 300 mijë euro në javë dhe është titullar, ylli i Cityt merr vendimin përfundimtar për t'u larguar në verë

Premier League
Ndër kryesorët te Real Madridi, por Andriy Lunin vetëm dy futbollistë fitojnë më pak se ukrainasi te Los Blancos

Ndër kryesorët te Real Madridi, por Andriy Lunin vetëm dy futbollistë fitojnë më pak se ukrainasi te Los Blancos

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Po ndiqet nga tre top klube evropiane, ylli i Realit po refuzon kontratën e re dhe dëshiron largimin nga Los Blancos

Po ndiqet nga tre top klube evropiane, ylli i Realit po refuzon kontratën e re dhe dëshiron largimin nga Los Blancos

La Liga
Kalo në kategori