LAJMI I FUNDIT:

Calhanoglu forcon armiqësinë me Ibran: Është një 40 vjeçar që i pëlqen të jetë në qendër të vëmendjes

Calhanoglu forcon armiqësinë me Ibran: Është një 40 vjeçar që i pëlqen të jetë në qendër të vëmendjes
(Foto: SPOR/GiveMeSport)

Hakan Calhanoglu e ka kritikuar ish-bashkëlojtarin Zlatan Ibrahimovic, për të cilin ka thënë se ka nevojë të jetë në qendër të vëmendjes gjatë gjithë kohës, përkundër moshës së tij.

Dy futbollistët kanë luajtur bashkë te Milani, para se mesfushori turk të nënshkruante për rivalin lokal, Inter, në vitin 2021 dhe që atëherë kanë krijuar armiqësi me njëri-tjetrin.

Gjatë paradës festive të titullit të Rossonerëve, Zlatan u tall me ish-bashkëlojtarin e tij duke e marrë mikrofonin në rrugët e Milanos dhe duke u thënë: “Hej, dërgoni një mesazh Hakanit”, duke i çmendur tifozët kuqezi.

“Ibrahimovic është një 40 vjeçar, jo 18 vjeçar, prandaj unë nuk do të kisha bërë gjëra të tilla në moshën e tij”.

Ibrahimovic inkurajoi tifozët e Milanit ta fyenin Calhanoglun në paradën për titull
Lexo po ashtu Ibrahimovic inkurajoi tifozët e Milanit ta fyenin Calhanoglun në paradën për titull

“Atij vetëm i pëlqen të jetë në qendër të vëmendjes. Ai nuk kontribuoi në Scudetto këtë sezon, shumë pak luajti, por do të bëjë gjithçka që të jetë në qendër të vëmendjes”.

“Përveç kësaj, ka qenë ai që më ka thirrur gjithmonë, më ka kërkuar të dal për darkë ose për një xhiro me motor. Ai gjithashtu ka shkruar për mua në librin e tij. Duhej të shkruante diçka, përndryshe do të ishin faqe të zbrazëta”, ka thënë Calhanoglu për Tivibu Spor. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Kalo në kategori