LAJMI I FUNDIT:

I caktohet dënimi 17-vjeçares që ia vodhi Getit orën në vlerë 35 mijë euro

I caktohet dënimi 17-vjeçares që ia vodhi Getit orën në vlerë 35 mijë euro

Verën e kaluar, reperi i njohur nga Prishtina, Getoar Selimi, ra pre e një grabitjeje në apartamentin e tij në zonën “Kodra e Diellit” në Tiranë, pasi një vajzë 17-vjeçare i vodhi orën në vlerë 35 mijë euro.

Pas ngjarjes, vajza me inicialet D.K. u arrestua nga Policia e Tiranës pasi u mësua se ishte e bija e pastrueses, që këngëtari kishte punësuar për t’u kujdesur për apartamentin, raporton Panorama.


17-vjeçarja shkoi në shtëpinë e tij së bashku me nënën e saj dhe fshehurazi vodhi orën “Hublot” që kushtonte 35 mijë euro. Burime nga Policia e Tiranës bënë të ditur pas ndodhisë se grabitja u krye në momentin kur Getoari dhe e dashura e tij, Marina Vjollca, nuk ndodheshin në shtëpi.

Vajza me banim në Kamëz ia dha orën të dashurit të saj për ta fshehur në banesën e tij, por nuk vonoi shumë pasi ajo dhe i dashuri 20-vjeçar u arrestuan. Tashmë vetëm disa muaj pas ngjarjes, Gjykata e Tiranës ka përfunduar gjykimin, duke e shpallur fajtore vajzën dhe të dashurin e saj.

Sipas vendimit, Gjykata e ka shpallur fajtore vajzën me inicialet D.K. me katër vjet e gjashtë muaj burg. Dënimi i saj ka shkuar në 3 vjet burg, për shkak të uljes së një të tretës si rrjedhojë e gjykimit të çështjes me procedurën e gjykimit të shkurtuar. Me gjithë këtë dënim, ajo nuk do të vuajë dënim në qeli.

Ledri rrëfen në gjykatë për zënkën e para disa vitesh: Motivi i sulmit ishte Dafina (Video)
Lexo po ashtu Ledri rrëfen në gjykatë për zënkën e para disa vitesh: Motivi i sulmit ishte Dafina (Video)

Në përfundim, Gjykata e Tiranës ka vendosur të pezullojë ekzekutimin e dënimit me burg, duke e lënë në liri me kusht për një periudhë pesëvjeçare. Gjatë kësaj periudhe, e pandehura duhet të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës dhe nuk duhet të kryejë asnjë vepër tjetër penale. Gjatë hetimeve paraprake, si edhe gjatë gjykimit, ajo ka pranuar faktin e ndodhur duke shpjeguar mbi ngjarjen.

Gjykata ka deklaruar të fajshëm edhe të dashurin e saj, personi të cilit ia ka dhuruar orën e Getit, pasi e ka vjedhur atë. Ai është shpallur fajtor për akuzën e “moskallëzimit të krimit”, pasi, ndonëse kishte mësuar se ora ishte e vjedhur, nuk e ka denoncuar atë.

Djali është dënuar me katër muaj burg, por përfundimisht gjykata e ka pezulluar ekzekutimin e këtij dënimi. Ai po ashtu do të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës për një periudhë 18-mujore.

Në trend Magazina

Më shumë
E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala

Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala "Time 100", e ftuar si një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Kalo në kategori