LAJMI I FUNDIT:

Bytyqi e Cikalleshi shkëlqejnë në fitoren e thellë të Konyaspor

Bytyqi e Cikalleshi shkëlqejnë në fitoren e thellë të Konyaspor

Zymer Bytyqi vazhdon me shkëlqimin në Superligën e Turqisë te skuadra e Konyaspor.

Konyaspor ka shënuar fitore të thellë 5 – 1 ndaj Karagumruk, ku ndër realizuesit ishte edhe kosovari Bytyqi.


Bytyqi shënoi golin e katërt të vendasve, pas asistimit të Sokol Cikalleshit (64′).

Në këtë ndeshje, nuk kaloi duarbosh as Cikalleshi, që realizoi dy gola.

Ndërkohë, Bytyqi pritet të jetë në listën e Challandes për miqësoret e qershorit. /Telegrafi/