LAJMI I FUNDIT:

Bunjaki i shqetësuar që 6 lojtarë ende nuk e di a do të luajnë

Bunjaki i shqetësuar që 6 lojtarë ende nuk e di a do të luajnë

Trajneri i Përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaki ka thënë se është i shqetësuar me faktin se ende nuk e di nëse do t’i ketë në dispozicion gjashtë lojtarë që i ka grumbulluar për ndeshjen kundër Finlandës për shkak se FIFA ende nuk ka dhënë përgjigje nëse ata kanë të drejtë të luajnë.

Përmes një komunikate për media FFK-ja bën të ditur se Kosova ka kryer edhe stërvitjen e katërt.


Këto stërvitje Bunjaki i cilëson si efikase, dhe ka theksuar se ekipi është i gatshëm për ndeshjen e parë kualifikuese për Botërorin 2018.

“Kemi pasur një kamp përgatitor të shkurtër, por mjaft efikas në të cilin kemi punuar në mënyrë të qartë tekniko-taktike dhe gjërat që lidhen drejt për drejt me lojën kundër Finlandës. Normalisht që nuk është fakt i zakonshëm që nuk dimë ende për 6 lojtarë nëse do ti kemi në dispozicion apo jo. Si do që të jetë futbollistët janë tejet të përqendruar te loja dhe ne po përgatitemi sikur të kishin drejt loje. Futbollistët duken mjaft të motivuar, ndërsa përgatitjet do t’i vazhdojmë edhe të dielën me stërvitjen e fundit në stadiumin ku edhe do të luajmë. Në ballafaqim me Finlandën do të jemi të kujdesshëm por gjithnjë në ambiciet tona për një rezultat pozitiv. Ashtu siç e thashë i vetmi fakt shqetësues është lejimi i 6 futbollistëve nga FIFA e që po presim të ndodhë të hënën”, ka thënë Bunjaki.

Në trend Sport

Më shumë
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Boks

"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, ​​vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas

La Liga
Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Premier League
Pep Guardiola merr vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij tek Man City

Pep Guardiola merr vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij tek Man City

Premier League
Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Boks
Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët

Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët "a do transferohesh te Real Madridi?" - francezi i talentuar i lë të shtangur

La Liga
Kalo në kategori