LAJMI I FUNDIT:

Bundesliga e pakënaqur me VAR-in

Bundesliga e pakënaqur me VAR-in

Video Asistent Referees apo VAR duhet të ishte një sistem revolucionarizues në botën e futbollit, por në Gjermani duket se nuk janë plotësisht të kënaqur nga aplikimi i tij dhe pse deri në këto momente është aplikuar.

Federata Gjermane e Futbollit ka shprehur pakënaqësi lidhur me përdorimin e sistemit sipas së cilës nuk është 100 për qind efektiv duke qenë se ka pasur vështirësi në dy javët e para në komunikimin e vendosur me gjyqtarëve të fushës dhe qendrës së afrimit të asistencës teknologjike në Koln.


Gjithashtu një zëdhënës i DFL ka sqaruar se dhe ‘offside virtual’ nuk ka funksionuar dhe nuk është ende funksional dhe gjyqtari kryesor duhet ende të mbështetet në marrjen e një vendimi në një rast të ngjashëm te asistentët e tij, siç ka ndodhur në fakt deri sezonin e kaluar, përcjell SS.

Reagimi i DFL erdhi pas disa ankimimeve të bëra nga zyrtarë të klubeve të ndryshme të Bundesligës, me Rudi Voeller që deklaroi se personat përgjegjës në zyrën qendrore të VAR në Koln kanë treguar totalisht paaftësi në sinjalizimin e rasteve të diskutueshme në fushën e lojës.