Bullgaria bëhet shteti i parë që nga viti 2017 që arrin të kryesojë njëkohësish votën e jurisë ashtu edhe të publikut

Bullgaria ka hyrë në historinë e Eurovisionit pasi u shpall fituese e edicionit 2026 me një rezultat dominues si nga juria profesionale, ashtu edhe nga televotimi i publikut.
Përfaqësuesja bullgare DARA triumfoi me këngën “Bangaranga”, duke siguruar gjithsej 516 pikë në finalen e madhe të Eurovision 2026.
Ky sukses shënon fitoren e parë në histori për Bullgarinë në Eurovision, ndërsa vendi rikthehet në krye të garës pas një mungese katërvjeçare nga konkursi.

Bullgaria u bë gjithashtu shteti i parë që nga viti 2017 që arrin të kryesojë njëkohësisht si votimin e jurisë, ashtu edhe votën e publikut, duke konfirmuar dominimin e saj gjatë gjithë natës finale.
Sipas rezultateve zyrtare, Bullgaria ishte i vetmi shtet që arriti të marrë mbi 300 pikë nga televotimi i publikut këtë vit, një rezultat që forcoi edhe më shumë epërsinë e saj në renditjen përfundimtare.
Performanca e DARA-s mori reagime shumë pozitive për energjinë skenike, interpretimin dhe prezencën në arenën e Eurovision 2026. /Telegrafi/
- YouTube www.youtube.com

























































