LAJMI I FUNDIT:

Brocchi: Milani duhet ta ndryshojë qasjen

Brocchi: Milani duhet ta ndryshojë qasjen

Cristian Brocchi ka thënë se lojtarët e Milanit duhet ta harrojnë Kupën e Italisë nëse luajnë si në ndeshjen ndaj Romës.

Rossonerët pësuan me rezultat 3-1 në sfidën e fundit kampionale, ashtu që duhet ta mposhtin Juventusin në finale të Coppa Italia që të shkojnë në Europa League.


“Nuk mund të pranoj se një skuadër që bart një fanellë aq prestigjioze të luajë ashtu si luajti të shtunën mbrëma”.

“Ekipi duhet të ketë krenari, një vullnet tjetër nga ai që shfaqi ndaj Romës. Nëse shkojmë në finalen e Kupës së Italisë me të njëjtin frymëzim, atëherë le ta harrojmë”.

“Mendoj dhe shpresoj se ka diçka brenda këtyre djemve që duhet ta nxjerrin jashtë. Dhe nuk ka mënyrë më të mirë për ta bërë këtë sesa në një finale, ku shumë prej tyre nuk e kanë pasur shansin të luajnë”, ka thënë Brocchi për Premium Sport. /Telegrafi/