LAJMI I FUNDIT:

Brnabiq nuk e konsideron dobësi gatishmërinë e Serbisë për kompromis lidhur me Kosovën

Brnabiq nuk e konsideron dobësi gatishmërinë e Serbisë për kompromis lidhur me Kosovën

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka thënë sot se “angazhimi i Serbisë për një zgjidhje kompromisi lidhur me Kosovën nuk duhet të interpretohet si një dobësi, por është një tregues i seriozitetit dhe fuqisë së shtetit”.

“Më duket se në këtë moment i vetëm Beogradi është i gatshëm për diskutim të hapur dhe kompromis, dhe nuk do të doja që fakti se ne jemi të hapur për kompromis të konsiderohet si dobësi e jona”, tha sot kryeministrja serbe Ana Brnabiq, raporton “Beta”.


Ajo potencoi se sot në mëngjes shkurtimisht ka biseduar me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, lidhur në dialogun e djeshëm në Bruksel dhe kanë vlerësuar se bisedimet fundit kanë qenë shumë të vështira, përcjell Telegrafi.

Thaçi: Takimi me Vuçiqin ishte shumë i vështirë – nëse nuk ka marrëveshje do të humbim shumë
Lexo po ashtu Thaçi: Takimi me Vuçiqin ishte shumë i vështirë – nëse nuk ka marrëveshje do të humbim shumë

“Qeveria serbe do të qëndrojë pranë presidentit dhe do t’i japë atij mbështetje të plotë në dialogun e mëtejmë”, ka thënë ajo.

Vuçiç tha të dielën në mbrëmje në Bruksel, se janë dakorduar që të gjitha problemet duhet të zgjidhen në paqe, me respekt të ndërsjellë dhe me garanci për stabilitetin dhe sigurinë e qytetarëve.

Vuçiq pas takimit me Thaçin: Problemet të zgjidhen në paqe, do t'i drejtohem kombit
Lexo po ashtu Vuçiq pas takimit me Thaçin: Problemet të zgjidhen në paqe, do t'i drejtohem kombit

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, janë takuar të dielën në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, për normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.

Pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, presidenti Thaçi ka thënë se ka qenë një takim jo i lehtë, ka qenë një takim i vështirë por me tone pozitive për të shikuar nga e ardhmja për interesin e dy vendeve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori