LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Takimi me Vuçiqin ishte shumë i vështirë – nëse nuk ka marrëveshje do të humbim shumë

Thaçi: Takimi me Vuçiqin ishte shumë i vështirë – nëse nuk ka marrëveshje do të humbim shumë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se ka qenë një takim jo i lehtë, ka qenë një takim i vështirë por me tone pozitive për të shikuar nga e ardhmja për interesin e dy vendeve.

Siç ka thënë presidenti Thaçi, përcjell Telegrafi, gjatë takimit është rënë dakord që procesi të merr një dinamikë dhe të intensifikohet në javët e ardhshme.

“Gjithashtu kemi arritur në konkludimin se arritja e marrëveshjes përfundimtare është në interes të paqes dhe stabilitetit në rajon. Pra arritjen e një marrëveshje fituese për të dy palët dhe kjo zgjidhje është marrëveshja e standardeve dhe kritereve evropiane, edhe për Kosovën edhe për Serbinë, një relacion evropian edhe për Kosovën dhe për Serbinë”.

Ai ka shtuar se është diskutuar rreth asaj se si të arrihet një kornizë të përgjithshme të kësaj marrëveshje e cila do të jetë e pranueshme edhe për popullin e Kosovës dhe të Serbisë dhe njerëzit do të shikojnë nga e ardhmja evropiane dhe jo nga e kaluara konfliktuoze.

“Mbes me shpresë që do të punojmë në mënyrë progresive në arritjen e marrëveshjes, por edhe nëse nuk arrihet një marrëveshja përfundimtare, ne duhet të punojmë në respekt të ndërsjellë, në paqe dhe stabilitet, të mos e provokojmë njeri-tjetrin dhe të shikojmë drejt interesit të përbashkët”.

“Jemi shumë të vetëdijshëm se konflikti është një shekullore dhe nuk është e lehtë të shkohet drejt zgjidhjes përfundimtare, por edhe e kaluara e jonë historike dhe aktuale por edhe gjeografike na imponon fqinjësinë e mirë ndërmjet dy vendeve dhe dy popujve”.

“Unë shpresoj që edhe sot që është momentumi dhe lidershipi i duhur për arritjen e kësaj marrëveshje, përndryshe nëse e humbim këtë momentum do të paguajmë çmim të dy vendet, dhe çmim shumë të lartë”.

“Nuk jam naiv që të mendoj se do të kemi zgjidhje magjike dhe problematikave të së kaluarës dhe të gjejmë zgjidhje të menjëhershme për të ardhmen. E di se me marrëveshje do të mund të fitojmë shumë të dy palët, por edhe jam i frikësuar se nëse nuk do të ketë marrëveshje do të humbim shumë”, ka thënë ndër tjerash presidenti Thaçi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat

Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat "Zajednicën", për Këshillin e Evropës...

Lajme
Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Siguri
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori