LAJMI I FUNDIT:

Britania e Madhe hap mijëra dyqane në qershor

Britania e Madhe hap mijëra dyqane në qershor

Britania e Madhe do të rihapë mijëra dyqane dhe qendra tregtare në qershor, njoftoi sot kryeministri Boris Johnson.

Johnson tha në një konferencë shtypi se plani i qeverisë është të hapë tregjet e makinave dhe sallonet për automobila nga 1 qershori.


Duke folur në Downing Street këtë mbrëmje, ai gjithashtu tha se duhet të shkohet me hapjen e bizneseve të pavarura nga 15 qershori.

Ndryshe, Departamenti i Shëndetësisë njoftoi për 1.625 raste të tjera me COVID-19 sot, hera e parë që vendi ka regjistruar më pak se 2,000 raste pozitive në hapësirën 24 orësh në pothuajse nëntë javë.

Shifrat e ndara treguan se 8,800 britanikë aktualisht janë në spital duke u kuruar për coronavirus. /kp/Telegrafi/