LAJMI I FUNDIT:

Britania e Madhe dhe Koreja Jugore nënshkruajnë marrëveshje për tregti pas BREXIT-it

Britania e Madhe dhe Koreja Jugore nënshkruajnë marrëveshje për tregti pas BREXIT-it

Koreja Jugore dhe Britania e Madhe në parim kanë nënshkruar disa marrëveshje për tregti të lirë, të cilat synojnë të ruajnë bashkëpunimin ekzistues mes dy vendeve edhe pas largimit të kësaj të fundit nga Bashkimi Evropian.

Sekretari britanik për Tregti Ndërkombëtare, Liam Fox dhe homologen e tij jugkorean, Yoo Myung-Hee në Seul kanë nënshkruar marrëveshjet.


Marrëveshjet rregullojnë eksportin e veturave dhe pjesëve të veturave të Koresë Jugore në Britani të Madhe duke importuar naftë të papërpunuar dhe vetura, gjithashtu janë dokumentet e para që i sigurojnë Britanisë së Madhe bashkëpunim me këtë pjesë të botës pas BREXIT-it.

“Marrëveshja është e rëndësishme pasi lehtësoi pasiguritë e shkaktuara nga BREXIT-it, mes mjedisit tashmë sfidues për eksportet midis Uashingtonit dhe Pekinit”, tha Yoo, përcjell Telegrafi.

Të dyja vendet pritet të ratifikojnë marrëveshjet në muajin tetor dhe të nisin së zbatuari ato një muaj më vonë.

Johnson premton të nxjerrë Britaninë e Madhe nga BE më 31 tetor
Lexo po ashtu Johnson premton të nxjerrë Britaninë e Madhe nga BE më 31 tetor

Sipas të dhënave, vitin e kaluar eksportet e Koresë së Jugut në Britani të Madhe kanë arritur shifrën e 6.36 miliardë dollarëve.

Britania e Madhe është partneri i dytë më i madh tregtar i Koresë së Jugut midis anëtarëve të BE dhe partneri 18-vjeçar më i madh i vendit aziatik. /Telegrafi/