LAJMI I FUNDIT:

Britania e Madhe i dërgon Ukrainës raketat për mbrojtje kundërajrore AMRAAM

Britania e Madhe i dërgon Ukrainës raketat për mbrojtje kundërajrore AMRAAM

Britania e Madhe do t’i dërgojë Ukrainës raketa për mbrojtje kundërajrore, me qëllim që të mund të ruaj qiellin e saj nga sulmet ruse, ka njoftuar ministri britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace.

AMRAAM është sistemi i parë raketor që i dhurohet Ukrainës, që të mund t’i luftojë raketet e ushtrisë ruse, transmeton Telegrafi.


Raketat e reja të mbrojtjes kundërajrore do të duhej ta ndihmonin dhe mbronin infrastrukturën ukrainase, pasi që Moska këtë javë filloi valën vdekjeprurëse të sulmeve me raketa dhe fluturake pa pilot mbi qytet dhe termocentralet e Ukrainës.

Britania e Madhe dhe aleatët e saj në G7, pasi këtij takimi akuzuan presidentin rus Vladimir Putin dhe forcat e saj për krime lufte, duke premtuar se “do t’i ofrojnë ndihmë financiare, humanitare, ushtarake, diplomatike dhe në fushën e drejtësisë, dhe se do të qëndrojnë përkrahë Ukrainës derisa të jetë e nevojshme”.

Ndryshimi i strategjisë së Kremlinit që të sulmojë zonat e banuara me civilë dhe infrastrukturën civile, ka ardhur si pasojë e shpërthimit të fuqishëm që dëmtoi urën me rëndësi strategjike dhe simbolike në Krime, që lidh Rusinë me Krimenë e aneksuar.

Në anën tjetër është bërë e ditur se Britania e Madhe dhe qeveritë e tjera perëndimore po i dërgojnë armë tjera Ukrainës, ose po bëhen gati t’i ofrojnë ndihmë shtesë.

Raketat AMRAAM do t’i dërgohen këtë javë Ukrainës, me qëllim që të përdoren së bashku me sistemin mbrojtës raketor NASAM, që ia dhuruan Shtetet e Bashkuara, thuhet në kumtesën e ministrisë britanike të Mbrojtjes. /Telegrafi/