LAJMI I FUNDIT:

Bristol City turpëron Unitedin, e eliminon nga çerekfinalja e Carabao Cup (Video)

Bristol City turpëron Unitedin, e eliminon nga çerekfinalja e Carabao Cup (Video)

Manchester United është mposhtur nga Bristol City në takimin e çerekfinales së Carabao Cup me rezultat 2-1, duke u turpërkuar kështu nga një skuadër e Championshipit.

Bristol City ka bërë historinë duke rrëzuar Djajtë e Kuq nga çerekfinalja e Carabao Cup.


Pjesa e parë e takimit ishte e barabartë, me të dyja skuadrat që krijuan nga disa raste, por asnjëra nuk arriti të gjej rrugën e golit.

Jose Mourinho u mposht nga Lee Johnson

Skuadra e Jose Mourinhos në këtë pjesë-lojë nuk arriti të gjej fare kuadratin e portës duke mos qenë fare e rrezikshme në këta 45 minutat e parë.

Pjesa e dytë e ndeshjes nisi më mirë për vendasit që arritën të gjejnë shpejt golin e epërsinë duke i befasuar Djajtë e Kuq.

Ishte mesfushori Joe Bryan, i cili shënoi një gol të bukur në minutën e 51-të, ku pas asistimit të Marlon Pack kali Bristolin në epërsi 1-0.

Joe Bryan shënoi një gol të bukur (Getty Images)

Pas këtij goli, Djajtë e Kuq u hodhën në sulm dhe shpejt gjetën barazimin, ku shënues ishte Zlatan Ibrahimovic, ku në minutën e 58-të me një supergol nga goditja e dënimit barazoi shifrat në 1-1.

Ibrahimovic shënoi nga gjuajta e lirë (Getty Images)

Me të barazuar rezultatin, Unitedi u gjuajt fortë në sulm për të gjetur golin e fitores, por u befasua nga vendasit, të cilët në minutat shtesë shënuan golin e fitores.

Ishte mesfushori Korey Smith, i cili shënoi për 2-1 dhe eliminoi Unitedin nga Carabao Cup dhe në gjysmëfinale do të takohen me Manchester Cityn. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Barcelona identifikon sulmuesin anësor si objektiv kryesor të verës

Barcelona identifikon sulmuesin anësor si objektiv kryesor të verës

La Liga
Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Ndërkombëtare
Kaos në Francë: Tifozët dhe lojtarët e klubit hodhën fishekzjarrë kundër njëri-tjetrit, për shkak të kësaj ata do të bien nga liga

Kaos në Francë: Tifozët dhe lojtarët e klubit hodhën fishekzjarrë kundër njëri-tjetrit, për shkak të kësaj ata do të bien nga liga

Ligat tjera
Thiago Silva arrin marrëveshje me klubin e ri

Thiago Silva arrin marrëveshje me klubin e ri

Ndërkombëtare
Ancelotti zbulon se çfarë e dallon këtë skuadër të Real Madridit nga çdo ekip që ai ka drejtuar ndonjëherë

Ancelotti zbulon se çfarë e dallon këtë skuadër të Real Madridit nga çdo ekip që ai ka drejtuar ndonjëherë

La Liga
Kalo në kategori