LAJMI I FUNDIT:

Brighton pranon ofertën e Liverpoolit, Caicedo bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të Ligës Premier

Brighton pranon ofertën e Liverpoolit, Caicedo bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të Ligës Premier

Liverpooli ka ‘thyer bankën’ për të marrë objektivin e tyre, Moises Caicedo nga Brighton, duke thyer rekordin e transferimeve në Ligën Premier.

Reds kanë arritur një marrëveshje për të nënshkruar me mesfushorin e talentuar nga Brighton, duke ia rrëmbyer rivalëve të Ligës Premier, Chelseat.


Sipas gazetarit David Ornstein të The Athletic, palët kanë rënë dakord për një tarifë prej 110 milionë funte (127 milionë euro), duke thyer rekordin e transferimeve britanike.

Liverpooli paraqet një ofertë më të madhe se Chelsea për Moises Caicedo
Lexo po ashtu Liverpooli paraqet një ofertë më të madhe se Chelsea për Moises Caicedo

“Brighton mbajti një ankand me një ndërprerje në mesnatë të enjten, me Liverpoolin ofertuesit më të lartë. Oferta e Chelsea për 21-vjeçarin ishte deri në 100 milionë funte”.

“Kushtet personale ende nuk janë rënë dakord mes Caicedo dhe Liverpool, por pritet të jetë një formalitet, me testet mjekësore të planifikuar për të premten”, shkroi Ornstein në The Athletic.

Gjatë afati kalimtar të janarit të sezonit të kaluar, Arsenali regjistroi interesimin e tyre për të marrë nënshkrimin e ekuadorianit. Por, pronari i Brightonit, Tony Bloom, një negociator ‘famëkeq’, u mbajt i vendosur dhe kundërshtoi çdo përparim – madje duke refuzuar një ofertë prej 70 milionë funtesh nga Arsenali.

Pra, kur Arsenali nënshkroi mesfushorin me tipare mbrojtëse Declan Rice më pak se gjashtë muaj më vonë, Chelsea doli si favorit për të marrë Caicedo.

Me Mason Mount, Mateo Kovacic, N’Golo Kante dhe Ruben Loftus-Cheek që të gjithë të larguar, Chelsea ka mbetur me një boshllëk të madh në mesfushë.

Megjithatë, Liverpool hyri në garë në minutën e fundit dhe në dukje rrëmbeu objektivin kryesor të Bluve, duke i tejkaluar ata me 10 milionë funte.

Kjo marrëveshje thyen rekordin e transferimit të klubit nga Merseyside prej 75 milionë funtesh (87 milionë euro) për Virgil van Dijk në vitin 2018.

Transferimi gjithashtu thyen rekordit britanik, duke tejkaluar kalimin e Enzo Fernandez te Chelsea për 107 milionë funte (124 milionë euro). /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Ligës Premier i dërgohet letër për heqjen e VAR-it

Zyrtare: Ligës Premier i dërgohet letër për heqjen e VAR-it

Premier League
A do të luajë Girona në Ligën e Kampionëve? Ky është afati që UEFA i ka vendosur spanjollëve për ndërprerjen e lidhjeve me Man Cityn

A do të luajë Girona në Ligën e Kampionëve? Ky është afati që UEFA i ka vendosur spanjollëve për ndërprerjen e lidhjeve me Man Cityn

Liga e Kampionëve
Pep Guardiola emëron një lojtar që e ndaloi Arsenalin të bëhej kampion i Ligës Premier

Pep Guardiola emëron një lojtar që e ndaloi Arsenalin të bëhej kampion i Ligës Premier

Premier League
Real Madridi po përgatit një transferim 'bombë' falë Jorge Mendesit

Real Madridi po përgatit një transferim 'bombë' falë Jorge Mendesit

La Liga
Pse transferimi i Michael Olise mund të përshpejtohet këtë verë - cili nga gjigantët do të fitojë shërbimet e tij

Pse transferimi i Michael Olise mund të përshpejtohet këtë verë - cili nga gjigantët do të fitojë shërbimet e tij

Premier League
Çmenduria e kësaj vere: Bruno Fernandes transferohet te Interi?

Çmenduria e kësaj vere: Bruno Fernandes transferohet te Interi?

Serie A
Kalo në kategori