LAJMI I FUNDIT:

Briatore kritika për Ferrarin

Briatore kritika për Ferrarin

Flavio Briatore e ka kritikuar Ferrarin si të paaftë për të konkurruar qoftë për vendin e dytë për konstruktorë në botërorin e Formula 1. Ish-menaxheri i Renault i sugjeron kokëkuqes të afrojë njerëz më të zotë në mënyrë që skuadra italiane të përshtatet me ndryshimet teknologjike.

“Nëse Ferrari dëshiron të jetë kompetitiv, duhet të fitojë ta paktën një çmim të madh nëse Mercedes ka probleme. Përkundrazi, unë mendoj se nuk do të renditet as në vendin e dytë, sepse në cirkuitet teknike dhe aerodinamike, edhe Red Bulli është më lart”, ka deklaruar ai.


“E kam thënë prej disa vitesh që Ferrarit i mungojnë specialistët. Duhet të mbështetet te zhvillimet teknologjike në Angli. Ferrari nisi të fitonte atëherë kur arriti të rrëmbente 12 inxhinierë mjaft të zotë nga Renault. I këshilloj të ndërtojë një miksim mes Red Bullit, McLarenit dhe Williamsit. Ferrari i jep një shije tjetër Formulës 1”, ka shtuar Briatore, transmeton SuperSport.

Nga problemet e Ferrarit te pronarët e rinj të Formula 1. Briatore këmbëngul se duhet ndërhyrë të rregullat.

“Pronarët e rinj në këto momente kanë hedhur 700 milionë euro, por askush nuk flet për produktin e Formula 1. Mes skuadrave do të ketë larje hesapesh, por askush nuk shqetësohet për faktin se Formula 1 nuk po i tërheq më fansat. Ka disa rregulla që nuk kuptohen nga njerëzit. Amerikanët duhet të shpenzojnë para, të rregullojnë produktin dhe të mbajnë Bernie Eclestone, sepse në ditën që ai nuk është ikin menjëherë tri-katër skuadra. Është një platformë ku një fiton dhe gjithë të tjerët humbasin. Kështu nuk shkon. Tani janë vetëm tre skuadra kur kompetitive kur dikur ishin 12-13. Po na duket normale që Vettel ta mbyllë garën i pesti nga fundi, sikurse Hamilton edhe pse e nis i fundit përfundon në vendin e tretë”, ka theksuar ai.

Komenti i fundit u rezervohet pilotëve, me Briatoren që këmbëngul se duhet besuar te më të rinjtë.

“Verstapen është një fenomen, një talent sikurse ishte Alonso në fillimet e tij. Është e kotë të insistosh tek të vjetrit, duhet djem të rinj si Verstapen. Rosberg po më pëlqen, duket se ka zënë mend, ndërsa Hamilton herë është si DJ e herë si Reper, por ka shumë talent. Po të isha në vend të tij, do t’i kushtoja pak më shumë vëmendje Formulës 1 sesa muzikës”, ka pohuar Briatore.

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori