LAJMI I FUNDIT:

Brenga e Zinedine Zidanes – ende në kërkim të partnerit ideal të Karim Benzemas për sulmin

Brenga e Zinedine Zidanes – ende në kërkim të partnerit ideal të Karim Benzemas për sulmin

Karim Benzema është i paprekshëm në sulmin e Real Madridit, megjithatë Zinedine Zidane po përpiqet të kuptojë se cili lojtar mund të jetë shoqëruesi i tij ideal për sulmin.

Që prej 16 marsit 2019, sulmuesi francez ka luajtur më shumë ndeshje se kushdo tjetër (44), ndërsa ai gjithashtu ka startuar më shumë (41), njësoj si Raphael Varane) dhe ka shënuar më së shumti gola (26).


Për më tepër, Benzema kryeson listën e asistimeve me 12 dhe ka regjistruar më shumë goditjet në portë me 72.

Që nga kthimi i Zidanes, Benzema ka shënuar 28.8 për qind të golave të Real Madrid (26 nga 90), megjithëse ai nuk ka gjetur rrjetën që nga 1 shkurti.

Ish sulmuesi i Lyonit ka arritur të shënojë vetëm dy gola në vitin 2020 dhe mungesa e golit vërehet në gjashtë ndeshje dhe gjithsej 568 minuta.

Kur Real Madrid filloi përgatitjet para sezonale, Zidane zgjodhi Marco Asensios në krah të francezit.

Pas dëmtimit të rëndë të spanjollit, ishte Eden Hazard që kërkonte të gjente formën.  Belgu është paraqitur në vetëm 15 ndeshje dhe Zidane ka provuar disa lojtarë tjetër përkrah Benzemas.

Gareth Bale filloi në ndeshjet me Celta Vigon, Real Valladolidin dhe Villarrealin, por pa sukës.

Ai nuk po arrin ta gjejë formën e tij, duke luajtur gjithsej 26 ndeshje dhe duke shënuar një gol.

Pastaj ishte Rodrygo Goes ai që doli në skenë dhe shënoi kundër Osasunas përpara se të vazhdonte me tre gola kundër Galatasarayt.

Në total, 19-vjeçari ka arritur të shënojë shtatë gola në 18 ndeshje, 11 si startues, por ftesa e fundit nga ekipi i parë është më 26 janar kundër Real Valladolid.

Për momentin duket se Vinicius Junior është zgjedhja, pasi ka startuar në 13 nga 30 ndeshje këtë sezon.

Rasti më alarmant është ai i Luka Joviç , i cili kishte 22 gola sezonin e kaluar, por këtë vit ka shënuar dy herë në 24 ndeshje, tetë prej të cilave kanë ardhur si startues.

Sulmuesi i së dielës ndaj Real Betisit, mbetet mister

Ndërkohë, Mariano Diaz nuk kishte luajtur asnjë minutë të vetme deri në El Clasico me Barcelonën.

Ai u fut në fushë në kohën shtesë dhe e dërgoi topin pas rrjetës me një nga prekjet e tij të para.

Zidane e la Joviçin jashtë skuadrës për El Clasico, por insistoi që Mariano është sulmuesi i zgjedhjes së tretë te Real Madridi, por për atë ndeshje ishte i duhuri.

Lucas Vazquez është një tjetër lojtar që Zidane mbështetet shumë pasi, pavarësisht dëmtimit të tij të gjatë, ai është paraqitur në 27 ndeshje këtë sezon.

Real Madrid do të përballet me Real Betisin të dielën dhe një nga pyetjet më intriguese është kush do të jetë sulmuesi i dytë në fushë.

Mariano ishte ai që vulosi fitoren e Los Blancos në Clasico, por Jovic vlerësohet si një nga lojtarët më të rëndësishëm të klubit për të ardhmen. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Ligat tjera
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit  - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Liga e Kampionëve
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
Pep Guardiola shpjegoi se pse ai nxori nga loja në kohën shtesë dy gjuajtësit më të mirë të penalltive

Pep Guardiola shpjegoi se pse ai nxori nga loja në kohën shtesë dy gjuajtësit më të mirë të penalltive

Liga e Kampionëve
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Kalo në kategori