Brenda një dite, 34 raste me coronavirus konfirmohen në Britani të Madhe - numri i përgjithshëm arrin në 85

Në Britani të Madhe, numri i rasteve nga coronavirusi brenda një dite është rritur për 34, ndërsa numri i përgjithshëm i raportuar është 85.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Departamenti i Shëndetit ka deklaruar se shifrat përfshinin 32 pacientë nga Anglia.
“Tre pacientë kontraktuan virusin në Britani të Madhe, dhe ende nuk dihet nëse e morën atë direkt nga një individ apo nga dikush që ishte kthyer kohët e fundit nga jashtë, megjithatë kjo është duke u hetuar dhe gjurmimet e kontakteve të tyre kanë filluar”, kanë thënë përgjegjësit nga Departamenti i Shëndetësisë.
"Numri i rasteve të konfirmuara në Angli është 80, ndërsa numri i përgjithshëm në Britani të Madhe është 85”, kanë thënë ndër tjerash. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
04/03/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































