LAJMI I FUNDIT:

Brenda festës luksoze të Kim Kardashian në ditëlindjen e saj të 39-të

Brenda festës luksoze të Kim Kardashian në ditëlindjen e saj të 39-të

Kim Kardashian – ikona e modës dhe Instagramit dje festoi ditëlindjen e saj të 39-të.

Në këtë ditë të rëndësishme ajo ishte e shoqëruar nga familja dhe miqtë e saj të ngushtë, derisa si vend për të kremtuar ditëlindjen zgjodhi Palm Springs.


Zeshkania ka ndarë me fansat e saj në llogarinë personale, Instagram disa postime nga festa luksoze, e cila po ashtu prezantoi edhe dhuratat e shumta që ka pranuar.

Ditëlindja e 39-të e Kim Kardashian (Foto: Instagram)

Festa e saj nuk do ishte e kompletuar pa katër fëmijët e tyre, përfshirë North 6-vjeçe, Saint, tre, Chicago një dhe Psalm, pesë muajsh.

Kylie Jenner me urim të përzemërt për Kim Kardashian në ditëlindjen e 39-të të saj
Lexo po ashtu Kylie Jenner me urim të përzemërt për Kim Kardashian në ditëlindjen e 39-të të saj

Me një selfie të vetes të publikuar në rrjetin social, Instagram, Kim ka shkruar: “Faleminderit të gjithëve për dashurinë që më keni dhuruar për ditëlindje. Kisha ditëlindjen më të mirë ndonjëherë. Unë kalova vikendin me shoqëri të mahnitshme në Palm Springs dhe kisha një darkë familjare në shtëpinë time nga nëna ime dhe Kanye. Pranova dhurata të shumta nga e gjithe familja dhe Kanye më bleu çanta të mrekullueshme. Por ai dhuroi 1 milion dollarë për bamirësit e mi të preferuar që punojnë kaq shumë në reformën e burgut në emrin tim nga ai dhe fëmijët. Kjo e bën zemrën time kaq të lumtur”.

Ditëlindja e 39-të e Kim Kardashian (Foto: Instagram)

Ditën e hënë, Kim Kardashian gjithashtu ishte e rrethuar edhe me urime të ditëlindjes në rrjetet sociale nga familja dhe miqtë.

Motra e saj më e vjetër, Kourtney, 40-vjeçe, ka publikuar dy fotografi të së kaluarës me motrën e saj, kur ishin më të reja. Ajo ka thënë, “Urime ditëlindjen Kimberly Noel Kardashian West. Të dua përgjithmonë”.

Kylie, Khloe dhe Kendall po ashtu e uruan yllin televiziv, duke mos munguar edhe një urim i përzemërt nga nëna e saj, Kris Jenner.

“Për të gjitha këto vitet e jetës, ju keni shkëlqyer brenda dhe jashtë. Gjithnjë ka qenë një energji pozitive prej jush”, ka thënë Khloe. “Unë lutem në ditëlindjen tëndë dhe çdo ditë të jetës tënde, ju gjithmonë do të ndjeheni e rrethuar me dashur, e respektuar dhe e vlerësuar”. /Telegrafi/

Ditëlindja e 39-të e Kim Kardashian (Foto: Instagram)

View this post on Instagram

Kim’s birthday party tonight!

A post shared by Kim Kardashian Snapchat 🍑 (@kimkardashiansnap) on Oct 19, 2019 at 9:39pm PDT

Në trend Magazina

Më shumë
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Magazina
“Romeo dhe Erjola kanë qenë bashkë”, Heidi me paralajmërim: Nëse dalin ato mesazhe, ju dilni gropë

“Romeo dhe Erjola kanë qenë bashkë”, Heidi me paralajmërim: Nëse dalin ato mesazhe, ju dilni gropë

Magazina
Vëmendjen e mori korseti i ngushtë, por askush nuk i kishte vënë re këpucët pa taka të Kim Kardashian në Met Gala

Vëmendjen e mori korseti i ngushtë, por askush nuk i kishte vënë re këpucët pa taka të Kim Kardashian në Met Gala

Magazina
Roja i sigurisë së Drake plagoset rëndë nga të shtënat me armë zjarri në rezidencën e tij në Toronto

Roja i sigurisë së Drake plagoset rëndë nga të shtënat me armë zjarri në rezidencën e tij në Toronto

Magazina
Bianca a je ti? Rita Ora duket e njëjtë sikurse gruaja e Kanye West me paraqitjen në Met Gala 2024

Bianca a je ti? Rita Ora duket e njëjtë sikurse gruaja e Kanye West me paraqitjen në Met Gala 2024

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Kalo në kategori