LAJMI I FUNDIT:

Brazili tejkalon Britaninë e Madhe për nga numri i viktimave nga COVID-19

Brazili tejkalon Britaninë e Madhe për nga numri i viktimave nga COVID-19

Numri i viktimave në Brazil si pasojë e COVID-19 ka arritur në 41,828, duke tejkaluar Britaninë e Madhe.

Brazili, sipas statistikave, është shteti i dytë më numrin më të madh të viktimave në botë.


Sistemi shëndetësor i Brazilit po përballet me shifrat më të rënda të të infektuarve nga coronavirusi.

Ministria e Shëndetësisë raportoi të premten 828,810 raste, 25,982 të reja brenda 24 orëve dhe 909 viktima.

Ajo ka raportuar më shumë se 1,200 viktima në ditë që nga dita e martë, në kohën kur vendi po tenton të relaksojë masat dhe të rihapë bizneset. /REL/