Brazili ka kaluar në çerekfinale të Kupës së Amerikës, pasi e ka mposhtur Perunë në përballjen e fundit të Grupit A, 5-0.

Llogarinë e golave për brazilianët e hapi Casemiro që shënoi në minutën e 12-të, ndërsa pastaj realizuan Roberto Firmino (19’) dhe Everton (32’) për të shkuar në pushimin e pjesës së parë.

Pjesa e dytë ishte edhe më dominuese nga Brazili, derisa Dani Alves realizoi golin e katërt në minutën e 53-të.

Willian (90’) e thelloi edhe më shumë rezultatin për ‘Selecao’, pasi shënoi për 5-0, derisa Gabriel Jesus kishte shansin që ta shënonte golin e gjashtë, mirëpo dështoi nga pika e bardhë.

Nga ana tjetër, Venezuela ka fituar 3-1 ndaj Bolivisë, për ta marrë vendin e dytë.

Brazili është kualifikuar në çerekfinale si lider i Grupit A me shtatë pikë, i ndjekur pas nga Venezuela me pesë pikë, Peru me katër dhe Bolivia pa pikë. /Telegrafi/