LAJMI I FUNDIT:

Brazili dhe Nigeria ndahen në paqe, Neymari pëson sërish lëndim

Brazili dhe Nigeria ndahen në paqe, Neymari pëson sërish lëndim

Brazili dhe Nigeria janë ndarë në paqe në miqësoren që e zhvilluan, pasi ndeshja përfundoi 1-1.

Selecaot e filluan ndeshjen në mënyrë të keqe, pasi Neymari pësoi lëndim në minutën e dhjetë, duke u detyruar që ta lëshoj vendin për Philippe Coutinhon.


Nigeria e shfrytëzoi mjaftë mirë këtë shpërqendrim të brazilianëve nga lëndimi i yllit të Paris Saint-Germain, pasi kaluan në epërsi me anë të Joe Aribos në minutën e 35-të.

Por, Brazili u këndell në pjesën e dytë, gjersa arritën t’i barazonin shifrat me anë të Casemiros (48’).

Neymar lëndohet në miqësoren ndaj Nigerisë, detyrohet ta lëshoj fushën
Lexo po ashtu Neymar lëndohet në miqësoren ndaj Nigerisë, detyrohet ta lëshoj fushën

Kjo ndeshje nuk kishte ndonjë rëndësi të madhe, pasi ishte vetëm një miqësore, mirëpo PSG-ja do ta vuaj tani lëndimin e Neymarit.

Sulmuesi brazilian nuk ka shumë kohë që është rikthyer nga lëndimi, derisa pësoi zgjatje të muskulit të këmbës së majtë. /Telegrafi/