LAJMI I FUNDIT:

Braithwaite lëndohet, pritet t’i mungojë gjatë Barcelonës

Braithwaite lëndohet, pritet t’i mungojë gjatë Barcelonës

Nuk kanë fund problemet për gjigantin spanjoll Barcelona.

Trajneri holandez, Ronald Koeman ka marrë një lajm të keq, pasi sulmuesi Martin Braithwaite ka një problem serioz.


Sulmuesi danez kishte një lëndim dhe u mendua se nuk do ta mbajë gjatë larg fushave, por testet e fundit kanë treguar tjetër gjë.

Siç raportohet nga mediet spanjolle, Braithwaite vuan nga problemet e kërcit të gjurit dhe koha e pushimit mund të jetë midis tre dhe katër muajve.

Reprezentuesi danez pësoi një lëndim ndaj Getafes në xhiron e tretë, lëndim që ia pamundësoi edhe grumbullimin me Danimarkën për ndeshjet e shtatorit.

Gjithsesi, në kampin katalunas shpresojnë se Braithwaite do të rikthehet më shpejtë në fushë, pasi testet e specializuara do t’i bëjë të hënën.

E sigurt është vetëm se lojtari do të mungojë të martën në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Bayern Munich. /Telegrafi/