LAJMI I FUNDIT:

Brad Pitt zotohet të përgjigjet në gjykatë ndaj akuzave për abuzim të Angelina Joliet dhe fëmijëve të tyre

Brad Pitt zotohet të përgjigjet në gjykatë ndaj akuzave për abuzim të Angelina Joliet dhe fëmijëve të tyre

Brad Pitt do të përgjigjet në gjykatë ndaj akuzave të bëra nga ish-bashkëshortja e tij, Angelina Jolie se ai kishte abuzuar ndaj saj dhe fëmijëve të tyre.

Avokatja e aktorit, Anne Kiley, tha se Pitt po merr “çdo lloj sulmi personal dhe keqinterpretim”, por “nuk do të pranonte asgjë që nuk kishte bërë”.

Ajo vjen pas një paraqitjeje të fundit ligjore në SHBA nga Jolie, në të cilën ajo pretendonte se Pitt ishte dhunuar verbalisht dhe fizikisht ndaj familjes së tij në një avion privat në shtator 2016.

Dokumentet, të siguruara nga agjencia e lajmeve PA, pretendonin se ndër të tjera, aktori u kishte ‘derdhur birrë dhe verë’ fëmijëve të tyre dhe ‘ua kishte kapur për fyti’ njërin prej tyre.

Ai u akuzua gjithashtu se goditi një nga fëmijët në fytyrë dhe përplasi Jolie pas një muri ndërsa i tërhiqte flokët, shkruan DailyMail.

Në një deklaratë të ndarë me mediat amerikane të enjten, zonja Kiley tha: “Brad ka pranuar gjithçka për të cilën është përgjegjës që nga dita e parë – ndryshe nga pala tjetër – por ai nuk do të pranojë asgjë që nuk ka bërë”.

“Ai ka qenë duke marrë çdo lloj sulmi personal dhe keqinterpretim. Fatmirësisht, autoritetet e ndryshme publike që pala tjetër është përpjekur të përdorë kundër tij gjatë gjashtë viteve të fundit, kanë marrë vendimet e tyre të pavarura”, tha ajo.

“Brad do të vazhdojë të përgjigjet në gjykatë siç ka bërë vazhdimisht”, shtoi tutje avokatja e aktorit.

Një përfaqësues i Pitt tha më parë për The Hollywood Reporter se Jolie ‘vazhdon të ripërsëritë, rishikojë dhe riimagjinojë përshkrimin e saj të një ngjarjeje që ndodhi gjashtë vjet më parë, duke shtuar informacione krejtësisht të pavërteta sa herë që nuk arrin të marrë atë që dëshiron. Historia e saj po evoluon vazhdimisht’.

Po atë ditë, një raport në TMZ pretendoi se aktorja e “Tomb Raider” kishte nisur një fushatë shpifjeje kundër ish-bashkëshortit të saj.

Burime pranë Pittit pohuan se veprimet dhe pohimet e saj kishin shkaktuar një ‘pasojë ekstreme’ te fëmijët e çiftit dhe kishin dëmtuar rëndë marrëdhëniet me babanë e tyre.

Një burim i afërt me Pitt pohoi se fëmijët kanë një ‘marrëdhënie të kufizuar dhe të tendosur, për shkak të fushatës së saj të tjetërsimit’.

FBI hetoi më parë pretendimet e Jolie për sjelljen e dyshuar të dhunshme të Pitt në aeroplan, por vendosi të mos e akuzojë atë për shkak të provave të pamjaftueshme.

Pas incidentit të supozuar në vitin 2016, Jolie bëri kërkesë për divorc pesë ditë më vonë.

Ajo më vonë u përpoq të parandalonte që Pitt të kishte kujdestari mbi fëmijët e tyre, megjithëse një gjykatës që mbikëqyrte çështjen nuk u pajtua dhe i dha ish-çiftit kujdestarinë 50/50.

Mosmarrëveshja e vazhdueshme midis çiftit përqendrohet rreth shitjes së aksioneve të tyre në Chateau Miraval, një kompani franceze që përfshin një shtëpi dhe vresht në jug të Francës, të cilën ata e blenë në 2008.

Pitt e ka akuzuar më parë Jolie për orkestrimin e një marrjeje “armiqësore” të biznesit të verës që ai kishte “ndërtuar me kujdes” dhe e detyroi atë në partneritet me “një të huaj me shoqata dhe qëllime helmuese” – oligarkun rus Yuri Shefler.

Pasuria ndodhet në fshatin Correns në Francën juglindore dhe u ble nga çifti për rreth 25 milionë euro.

Brad Pitt mohon akuzat e Angelina Joliet teksa zbulohet se ai nuk ka asnjë kontakt me fëmijët e tij
Lexo po ashtu Brad Pitt mohon akuzat e Angelina Joliet teksa zbulohet se ai nuk ka asnjë kontakt me fëmijët e tij

Sipas dokumenteve ligjore të marra nga PA, Pitt kontribuoi me 60 për qind në çmimin e blerjes, me Jolie duke paguar 40 për qind të mbetur. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U tha se kërkoi 600 mijë euro për të prezantuar, Arbana Osmani thyen heshtjen - flet për herë të parë për atë që ndodhi me Big Brother VIP

U tha se kërkoi 600 mijë euro për të prezantuar, Arbana Osmani thyen heshtjen - flet për herë të parë për atë që ndodhi me Big Brother VIP

Magazina
Modelja ndan përvojën e tmerrshme në Maldive, tregon se çfarë u ndodhi gjatë pushimeve të shtrenjta

Modelja ndan përvojën e tmerrshme në Maldive, tregon se çfarë u ndodhi gjatë pushimeve të shtrenjta

Magazina
Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Magazina
Ka pasuri prej 350 milionë dollarësh, Will Smith: Në moshën 50 vjeçare, kuptova që paratë nuk mund të të bëjnë të lumtur

Ka pasuri prej 350 milionë dollarësh, Will Smith: Në moshën 50 vjeçare, kuptova që paratë nuk mund të të bëjnë të lumtur

Magazina
Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Magazina
Sin Boy sulmohet brutalisht në një sallon bukurie, teksa po hynte 'live' në TikTok?

Sin Boy sulmohet brutalisht në një sallon bukurie, teksa po hynte 'live' në TikTok?

Magazina
Kalo në kategori