LAJMI I FUNDIT:

Brad Pitt, babai i fëmijëve të një këngëtareje?

Brad Pitt, babai i fëmijëve të një këngëtareje?

Në një intervistë të dhënë kohët e fundit, këngëtarja Melissa Etheridge ka deklaruar se i kishte kërkuar aktorit Brad Pitt të ishte dhuruesi i saj në mënyrë që ajo të mbetej shtatzënë.

Këngëtarja ka treguar më pas se dhuruesi ka qenë David Crosby por bashkëshortja e Pitt, Angelina Jolie dyshon se partneri i saj mund të jetë babai i vërtetë i fëmijëve të Melissas.

Një burim i “National Enquirer” thotë se Angelina Jolie i ka kërkuar bashkëshortit të saj, Brad Pitt, të bëjë testin e ADN-së për të vërtetuar se ai nuk është babai biologjik i fëmijëve të Melissa Etheridge.