LAJMI I FUNDIT:

Bostoni poshtëron Clevelandin, Curry vendimtar në fitoren e Golden State (Video)

Bostoni poshtëron Clevelandin, Curry vendimtar në fitoren e Golden State (Video)

Boston Celtics ka shënuar fitore “si burrat” në duelin ndaj Cleveland Cavaliers me rezultat 102-88, kurse performancë fenomanle pati Stephen Curry në fitoren e Golden State me rezultat 125-122 ndaj Dallas Mavericks.

Bostoni arriti që me mbrojtje të fortë të gjunjëzojë mysafirët në këtë takim në atë që sipas shumë analistëve do të jetë finalja e këtij viti në konferenën lindore.

Bostoni e kufizoi në vetëm 32% nënkampionin në gjuajtjet, kurse Cavs vuajtën me vetëm tetë treshe nga 32 tentime.

Më i miri ishte LeBron James me 19 pikë, kurse Love zhgënjeu me vetëm dy pikë të shënuara në këtë duel.

Bostoni tregoi veten me plot gjashtë lojtarë që shënuan pikë dyshifrore, kurse u dallua Terry Rozier me 20 pikë dhe i riu Jayson Tatum me 15 pikë të shënuara. Irving shtoi vetëm 11 pikë.

Golden State Warriors vazhdoi me fitore pas rikthimit të Curryt, ku viktima e radhës ishte Dallas Mavericks.

Skuadra teksane arriti të bëjë rezistencë të jashtëzakonshme ndaj kampionit aktual.

Megjithatë, me më pak se 10 sekonda lojë të mbetur, ishte Curry ai që pas një blloku doli në maje të perimetrit për të shënuar për tri pikë dhe pikët vendimtare që ja siguruan fitoren ekipit të tij.

Curry shënoi 32 pikë në këtë takim bashkë me 8 asistime tjera që bëri, kurse Thompson dhe Durant shtuan nga 25 pikë, ky i fundit me “double double”.

Pas ndeshjeve të mbrëmshme, Bostoni ka kreun e tabelës me pesë fitore më shumë se sa Clevelandi dhe tri fitore më shumë se Toronto që gjendet në vendin e dytë, kurse në Perëndim, Golden State është dy fitore para Houstonit dhe pesë fitore para San Antonios.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Klubet e Ligës Premier marrin vendimin përfundimtar rreth VAR-it për sezonin e ardhshëm

Klubet e Ligës Premier marrin vendimin përfundimtar rreth VAR-it për sezonin e ardhshëm

Premier League
“Alarmi 30 qershor” - gjashtë klube të Ligës Premier të detyruar të shesin për të shmangur sanksionimin

“Alarmi 30 qershor” - gjashtë klube të Ligës Premier të detyruar të shesin për të shmangur sanksionimin

Premier League
Lëndohet ylli i Francës – mund të mungojë në Euro 2024 dhe të prishë planet e Deschamps

Lëndohet ylli i Francës – mund të mungojë në Euro 2024 dhe të prishë planet e Deschamps

Përfaqësueset
Gruda jep një deklaratë që i pëlqen Bayernit, rekordmenët e duan transferimin e yllit shqiptar

Gruda jep një deklaratë që i pëlqen Bayernit, rekordmenët e duan transferimin e yllit shqiptar

Bundesliga
Portugalia merr një lajm të rëndë, top ylli lëndohet dhe nuk do të luajë në Euro 2024

Portugalia merr një lajm të rëndë, top ylli lëndohet dhe nuk do të luajë në Euro 2024

Përfaqësueset
Real Madridi ‘kërcënohet’ me një goditje të madhe, Bellingham do të duhet patjetër të operohet

Real Madridi ‘kërcënohet’ me një goditje të madhe, Bellingham do të duhet patjetër të operohet

La Liga
Kalo në kategori