LAJMI I FUNDIT:

Bosnja dhe Hercegovina mund të shpërbëhet – Dodik kërcënon me përshkallëzim të situatës në Republika Srpska

Bosnja dhe Hercegovina mund të shpërbëhet – Dodik kërcënon me përshkallëzim të situatës në Republika Srpska

Anëtarët e Presidencës së Bosnje-Hercegovinës, Denis Beqiroviq dhe Zheljko Komshiq, akuzuan liderin serb të Bosnjës, Milorad Dodik se ka shkaktuar krizë me veprimet e fundit që mund të dërgojnë në shpërbërje dhe luftë në atë vend ndërsa ai u përgjigj se Republika Srpska do ta mbrojë veten nga të gjithë.

Një shkëmbim i ri fjalësh të ashpra pasoi pasi Dodik njoftoi se të hënën do të organizonte nënshkrimin e një deklarate të përbashkët nga partitë e përfaqësuara në parlamentin e Republika Srpska, e cila kundërshton të drejtën e pronësisë së BH si shtet, raporton index.hr.


Dodik këmbëngul se të gjitha pronat e paluajtshme në territorin e Bosnjë dhe Hercegovinës që ajo trashëgoi si pronë shtetërore ose shoqërore janë në fakt pronë e njësisë. Në këtë mënyrë, ai kundërshton vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila i ndaloi njësitë të disponojnë ato prona derisa statusi i saj të rregullohet me një ligj të miratuar nga Parlamenti i Bosnjës.

Dodik tani po u bën thirrje partive nga Republika Serbe që të radikalizohen, domethënë, në rast të miratimit të ligjit shtetëror për pronën, të gjithë serbët e punësuar Bosnje duhet të tërhiqen nga ato institucione, dhe që gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese duhet ta bëjnë këtë më së pari. Ai kërcënon edhe me vendosjen e kontrolleve të lëvizjes në kufirin ndërsubjekt.

Ndërkohë, Beqiroviq e krahasoi sjelljen e Dodikut me atë të kriminelëve serb, Radovan Karaxhiq dhe Ratko Mlladiq, që shkaktuan luftën në Bosnje dhe Hercegovinë.

“Ne kemi edhe shumë miq jashtë vendit dhe unë edhe një herë i them atij të mos luajë me shtetin e Bosnje-Hercegovinës. Shteti i Bosnje dhe Hercegovinës është më i fortë se çdo keqbërës”, tha Beqiroviq.

Komshiq, nga ana tjetër, në një mesazh të veçantë në Facebook, pohoi se Dodik po ndjek rrugën e “ndarjes përfundimtare” të Republikës Serbe nga Bosnja dhe Hercegovina.

Nuk vonoi shumë dhe Dodik u përgjigj duke akuzuar Beqiroviqin se ishte ai që po shkatërron paqen.

“Unë do të këshilloja të mos thuani fjalë të mëdha dhe të kërcënoni me armë njerëzit e tjerë”, tha Dodik, duke vënë në dukje se serbët e Bosnjës dikur mbrojtën “vendin e tyre” dhe do ta bëjnë përsëri nëse është e nevojshme. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë

DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë "e zgjedhin qytetarët"

Serbia
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia
Kalo në kategori