Bosi i BBC Radio 1: Këngët e Madonnës nuk bëjnë


Bosi i BBC Radio 1, Ben Cooper insiston se përjashtimi i këngës më të fundit të Madonnës nga playlista e stacionit britanik nuk është personale, por sipas tij, muzika e Mbretëreshës së Pop – it nuk është më në nivelin e duhur.
Duke folur për DailyStar, Cooper tha: Ne nuk përjashtojmë artistë. Nuk kemi asgjë personale me Madonnën, por gjithçka ka lidhje me muzikën që artistët krijojnë në momente të caktuara.
Bosi i Radio 1 shtoi se këngët e përzgjedhura në playlistën e radios bëhen në bazë të preferencës së audiencës dhe sipas tij, singli i 56 – vjeçares “Living For Love” nuk është ndër to. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
24/03/2015
Top Lajme
Ferma VIP
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate
















































