LAJMI I FUNDIT:

Boshllëku i shënimit të golave shkaku i mungesës së Lewandowskit

Boshllëku i shënimit të golave shkaku i mungesës së Lewandowskit

Bayern Munchen po përgatitet të futet në ring pa dorëza këtë fundjavë. Ata kanë rënë viktimë e virusit FIFA, pasi Robert Lewandowski është kthyer nga ndeshjet ndërkombëtare me një lëndim që do ta mbajë atë larg për një muaj.

Lewandowski humbi ndeshjen e Polonisë kundër Anglisë pasi kishte pësuar lëndim në fitoren e tyre 3-0 ndaj Andorrës, në të cilën ai shënoi dy herë për të arritur 66 gola ndërkombëtarë dhe u bë golashënuesi i shtatë më i mirë i Evropës.


“Sigurisht që është një pengesë”, ka thënë Thomas Muller në Instagram. “Të tjerët do të luajnë, siç ka ndodhur në raste të tjera, por nuk është e lehtë të gjesh një zëvendësues që do të shënojë sa më shumë gola”.

Dhjetë lojtarët më të mirë deri më tani në vitin 2021 në top pesë ligat evropiane
Lexo po ashtu Dhjetë lojtarët më të mirë deri më tani në vitin 2021 në top pesë ligat evropiane

“Ai ka dhimbje në gju”, ka deklaruar trajneri i Polonisë, Paulo Sousa, ndërsa Bayern që atëherë ka konfirmuar se ai ka pësuar një tendosje të ligamenteve në gjurin e tij të djathtë.

Lewandowski do të duhet të humbasë ndeshjen e parë dhe të dytë të skuadrës së tij në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve kundër Paris Saint-Germain, si dhe ndeshjet e Bundesligës kundër RB Leipzig, Union Berlin, Wolfsburg, Bayer Leverkusen dhe Mainz. Nëse Bayern kalonn tutje, ai mund të kthehet në kohë për gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve.

Leon Goretzka pranoi se golat e Nr.9 “e bëjnë më të lehtë” për Bayernin dhe ai ka 42 gola në 36 ndeshje deri më tani këtë sezon. 35 nga ato kanë ardhur në 25 paraqitje në Bundesligë dhe polaku po udhëheq garën për Këpucën e Artë.

Para lëndimit të tij, sulmuesi kishte synimet për të kapërcyer shënimin prej 40 golash në këtë edicion.

Lista me 30 lojtarët që kanë kontribuar me më së shumti gola për skuadrat ku luajnë
Lexo po ashtu Lista me 30 lojtarët që kanë kontribuar me më së shumti gola për skuadrat ku luajnë

“Do të thoshte shumë”, tha Lewandowski për Bild, ndërsa Muller shpjegoi se ai e di sa i rëndësishëm është për ekipin.

Lewandowski ka shënuar 22 gola në 18 paraqitje për klubin gjerman në vitin 2021, dhe ai ka 288 në 325 paraqitje që nga arritja në klub, një statistikë mbresëlënëse 31.2 për qind e të gjitha golave ​​të Bayern që nga ajo kohë.

Top 50 lojtarët me më së shumti het-trike të realizuara në këtë shekull
Lexo po ashtu Top 50 lojtarët me më së shumti het-trike të realizuara në këtë shekull

Këtë sezon, ai ka shënuar 36.5 për qind të golave ​​të tyre, duke shënuar mesatarisht 1.16 gola për ndeshje. Ndërsa kjo shifër është 28.1 për qind në Ligën e Kampionëve që nga viti 2014.

Lewandowski ka 73 gola në këtë garë tani, duke kaluar 71 golat e Raul Gonzalez dhe duke ndjekur vetëm Cristiano Ronaldon me 134 dhe Lionel Messin me 120 sosh.

Serge Gnabry ose Eric Maxim Choupo-Moting do të zëvendësojnë polakun, por varet nëse do të mund të mbulojnë boshllëkun e lënë nga ky i fundit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

La Liga
Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Boks
Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

La Liga
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

Bundesliga
Kalo në kategori