Bordi i Barcelonës po synon të largojë disa lojtarë të mëdhenj pas shkarkimit të trajnerit Ronald Koeman.

Sipas gazetës Sport, ka shqetësime për paraqitjet e Sergi Busquets, Gerard Pique dhe Jordi Alba, lojtarë që kanë qenë pothuajse thelbësorë në skemat e Koeman.

Ndeshja me Rayo Vallecanon ishte një dramë dhe skuadra dukej e dobët, me disa lojtarë më të fajshëm se të tjerët.

Nga rezultatet deri tek sistemi dhe raporti me Laportan, këto janë arsyet e Barcelonës për shkarkimin e Koemanit Nga rezultatet deri tek sistemi dhe raporti me Laportan, këto janë arsyet e Barcelonës për shkarkimin e Koemanit

Barcelona e di se veteranët duhet të largohen, por situata ekonomike e bëri të vështirë verën e kaluar.

Tani do të vijë Xavi dhe duhet të merret me këtë temë.

Në të vërtetë, ndjesia është se duhet larguar lojtarët, por duke e bërë me respekt maksimal për ta. /Telegrafi/