Leonardo Bonucci pritet të bëj nesër (e shtunë) testet mjekësore te Milani, përpara kompletimit të transferimit të tij nga Juventusi.

Qendërmbrojtësi italian ka mbërritur tek Casa Milan për të nënshkruar kontratën e tij, pasi Bianconerët kanë pranuar një ofertë që besohet të jetë në vlerë prej 40 milionë euro plus dy milionë tjera shpërblime.

Bonucci arrin në Milano, tifozët i bëjnë pritje të madhe (Foto/Video) Bonucci arrin në Milano, tifozët i bëjnë pritje të madhe (Foto/Video)

Bonucci u prit me entuziazëm të madh nga tifozët kur arriti në selinë e Rossonerëve, dhe u filmua duke ndarë një përqafim të ngrohtë me drejtorin e klubit, Marco Fassonen.

Bonucci dhe Fassone

Ai do të shkojë në Milanello sot (e premte) më vonë për testet atletike, përpara se të bëjë nesër (e shtunë) testet e tij mjekësore në laboratorin e Milanit.

Kontrata e Bonuccit do të depozitohet nesër në Serie A, por ai pritet ta nënshkruajë atë sot. /Telegrafi/