Yjet e popit pritet që të lëshojnë në shitje një album të hiteve më të mira të tyre, para Krishtlindjeve të këtij viti, por pronarët e shtëpisë muzikore kanë shprehur frikën e tyre se, grupi i vajzave nga vitet e ‘90-ta, nuk do të tërheq aq shumë adhurues si dikur, andaj kanë ftuar këngëtarin e U2, që t’u ndihmojë atyre.

Një burim i ka thënë tabloidit britanik, Daily Mirror: "Mund të tingëllojë e pazakonshme kur merren parasysh rrënjët pop të Spice Girls dhe punën shumë më rok të Bonos, por me të vërtetë funksionon”.

"Ka qenë pak e vështirë të merret me mend se si do të dalë albumi dhe nëse ka ende adhurues të Spice Girls”, ka thënë i njëjti burim.

"Megjithatë, kyçja e Bonos ka ndryshuar gjërat dhe ai është i kënaqur që i është kërkuar të bashkohet me përvojën e tij... Pritni të papriturën", ka përfunduar burimi i Daily Mirror.