Kënga e re e Era Istrefit, “Bon Bon”, për pak ditë u shndërrua në hit, por duket se nuk janë vetëm shqiptarët ata që e pëlqejnë atë.

Në një video të siguruar nga Telegrafi, e xhiruar në Aarau të Zvicrës, në prapavijë dëgjohet pikërisht hiti i këngëtares nga Kosova.


Xhirimi është bërë në parkingun e qytetit dhe më poshtë mund ta dëgjoni se aty është lëshuar kënga e Erës.

Ndryshe, “Bon Bon” është publikuar në YouTube më 30 dhjetor dhe deri më tash është shikuar 5.2 milionë herë.

Kënga është prodhim i BigBang, me muzikë të Cricket, BigBang dhe Toton, ndërsa tekstin e kanë shkruar Era Istrefi dhe Ergen Berisha. /Telegrafi/