LAJMI I FUNDIT:

Hoxha: ‘Bombat’ e “El Cheka” nuk ndikojnë te rikonstruimi i Qeverisë

Hoxha: ‘Bombat’ e “El Cheka” nuk ndikojnë te rikonstruimi i Qeverisë

Qeveria nuk i merr seriozisht ‘bombat’ e ‘El Cheka’, ku protagonistë kryesorë janë funksionarë të lartë të BDI-së, duke përfshirë edhe kryetarin e partisë, Ali Ahmeti.

Zëdhënësi i Qeverisë, Muhamed Hoxha nuk tregoi nëse incizimet e publikuar kanë nxitur mosbesim mes partnerëve të koalicionit. Ai kërkoi nga nga autoritetet hetuese që të merren me këtë rast, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Institucionet që janë kompetent për raste të tilla i ndërmarrin gjitha masat dhe i kanë dhënë qëndrimet e tyre në opinion. Ato nuk ndikojnë në rikonstruimin apo ndryshimet kadrovike në Qeveri, e që pritet të përfundojnë në fund të javës”, tha zëdhënësi i Qeverisë, Muhamed Hoxha.

Prokuroria e Shkupit, pas marrjes së të dhënave nga Sektori për krim kibernetike dhe forenzentikë digjitale pranë MPB-së, dorëzuan rastin në Prokurorinë e Kërçovës. ‘El Cheka’ akuzohet për dy vepra penale, për përgjim dhe lëshim të paautorizuar të bisedimeve telefonike. Nga atje shtojnë se Çikago s’është vendi i vetëm i lëshimit të përgjimeve./Telegrafi/