Julian Assange, themeluesi i Wikileaks ka premtuar se organizata e tij do të publikojë dokumenta të reja që hedhin dritë mbi zgjedhjet Presidenciale që do të zhvillohen ne 8 nëntor në SHBA.
Me rastin e 10-vjetorit të themelimit, Assange ka premtuar se organizata do të bashkëpunojë me më shumë media për të ekspozuar sekretet qeveritare dhe të korporatave.
Wikileaks do të publikojë dokumenta mbi zgjedhjet presidenciale amerikane para 8 nëntorit.
Paralajmërimi u bë nga themeluesi Julian Assange në një deklaratë të shumëpritur nga teatri Volksbuhne në Berlin, ku ai mohoi akuzat se publikimet do të dëmtojnë imazhin e kandidates demokrate Hillary Clinton.
Assange sqaroi se deklaratat e tij lidhur me këtë çështje ishin keq-përdorur.
Në llogarinë e tij në Twitter, Assange njofton se Wikileaks që sot feston dhe 10 vjetorin e krijimit do të publikojë dokumenta për 10 javë me rradhë, raporton Oranews.
Assange ka premtuar se organizata po zhvillohet dhe po planifikon ta shtrijë bashkëpunimin e saj me të tjera media, përtej 100 aktualeve.
Assange la të kuptohej se Wikileaks ka kaluar në disa ndryshime në financim dhe organizim.
Themeluesi i Wikileaks gjithashtu premtoi se do të publikonte dokumenta lidhur me luftën, naftën, Google dhe survejimin masiv, teksa i bëri thirrje ndjekësve të tij ta mbronin Wikileaks nga sulmet.
Projekti që ka për qëllim të ekspozojë sekretet qeveritare dhe të korporatave, është kthyer nga një faqe e panjohur e gazetarisë në një fenomen global.
Ndër publikimet më të bujshme të saj përfshijnë dokumentat ku detajohen pajisjet ushtarake amerikane të dërguara në Afganistan dhe Irak dhe procedurat operacionale të sjelljes ndaj të dyshuarve për terrorizëm në burgun e Guantanamo Bay.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSHBA dhe shumica e vendeve të BE-së bojkotojnë inaugurimin e Putinit për shkak të luftës në Ukrainë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Armët perëndimore kundër objektivave në Rusi?
IDF-ja izraelite vret 20 militantë të Hamasit gjatë operacionit për marrjen nën kontroll të pjesës kufitare të Gazës
Kancelari gjerman mbështet planin e BE-së për t'i përdorur asetet e ngrira ruse për financimin e Ukrainës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'