LAJMI I FUNDIT:

Bologna i kundërpërgjigjet Juventusit për Orsolinin: Nuk ekziston klauzola e riblerjes, lojtari kushton 70 milionë euro

Bologna i kundërpërgjigjet Juventusit për Orsolinin: Nuk ekziston klauzola e riblerjes, lojtari kushton 70 milionë euro

Drejtori sportiv i Bolognas, Walter Sabatini, ka zbuluar se Juventus nuk ka një klauzolë të blerjes për Riccardo Orsolinin. 

Në javët e fundit ka pasur raportime të shumta që Zonja e Vjetër  po planifikojnë ta rikthejë Orsolini në Torino për 25 milionë euro.


Ai u shit te Bologna për 15 milion euro në verën e vitit 2019, pasi fillimisht iu bashkua atyre si huazim në janar të vitit 2018.

“Në procesin e negociatave, ne biseduam me Juventusin për një mundësi të mundshme blerjeje, por kurrë nuk u shkrua, kështu që mbeti vetëm verbal”.

“Për momentin, është e paimagjinueshme që ai mund të shitej për shifrat që janë përmendur në media. Ne do ta diskutojmë me Juventusin situatën për të siguruar që të gjithë të jenë të kënaqur”.

“Në çdo rast, ne nuk po mendojmë për largimin e tij për momentin dhe ai nuk është në shitje”.

Sabatini jep një parashikim se sa Juve apo ndonjë klub tjetër do të duhej të paguante për të nënshkruar me Orsolinin.

“Mënyra se si unë e vlerësoj atë, Orsolini vlen jo më pak se 70 milionë euro. Ai ndiqet nga Kombëtarja e Italisë dhe shpresoj se mund të shkojë në Euro 2020”, ka thënë Sabatini. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Girona synon transferimin e yllit të Barcelonës si lojtar i lirë në fund të sezonit

Girona synon transferimin e yllit të Barcelonës si lojtar i lirë në fund të sezonit

La Liga
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Arda Guler dëshmon pse e bleu Real Madridi – shënon gol ndaj Real Sociedadit

Arda Guler dëshmon pse e bleu Real Madridi – shënon gol ndaj Real Sociedadit

La Liga
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Kalo në kategori