Boksierët kosovarë mësojnë kundërshtarët për kualifikim në LO

Boksierët kosovarë kanë mësuar kundërshtarët e tyre për garat Kualifikuese Evropiane për Lojërat Olimpike “Rio 2016”.
Në kategorinë 60 kilogram Violant Sylejmani, i cili një gjiro e kishte kaluar pa luftë, më 12 prill do të përballet me boksierin çek Aperhan Hmajaj, transmeton Koha.net.
Kurse Armend Xhoxhaj, i cili garon në kategorinë 91 kilogram, do ta ketë përballë boksierin francez, Omba Biongolo Paul.
Takimi ndërmjet Xhoxhajt dhe francezit do të zhvillohet sot nga ora 19:00.

Nga
Telegrafi
10/04/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































