LAJMI I FUNDIT:

Blinken dhe Stoltenberg: Suksesi i Ukrainës në kundërofensivë, lufta në një fazë kritike

Blinken dhe Stoltenberg: Suksesi i Ukrainës në kundërofensivë, lufta në një fazë kritike

Forcat e armatosura ukrainase arritën sukses të konsiderueshëm në kundërsulmin ndaj forcave ruse në Ukrainën jugore dhe lindore, por siç duket tani për tani, luftimet do të zgjasin me muaj, thanë Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Anthony Blinken dhe shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Blinken, i cili po viziton NATO-n në Bruksel pas vizitës në Kiev, tha se lufta në Ukrainë po hyn në një periudhë kritike dhe i bëri thirrje Perëndimit që ta mbështesë atë vend në muajt e ardhshëm dhe gjatë dimrit.


“Shenjat e para janë pozitive dhe ne shohim se Ukraina po bën përparim të vërtetë dhe të dukshëm. Por kjo ndoshta do të marrë pak kohë. Një numër i madh i ushtarëve rusë janë në Ukrainë, dhe fatkeqësisht, në mënyrë tragjike, tmerrësisht, presidenti Vladimir Putin ka treguar se do të hedhë shumë njerëz në këtë, edhe pse kjo do t’i kushtojë shumë Rusisë”, tha Blinken.

Instituti amerikan i Luftës: Ukraina pritet të çlirojë Kupyansk brenda 72 orëve
Lexo po ashtu Instituti amerikan i Luftës: Ukraina pritet të çlirojë Kupyansk brenda 72 orëve

Stoltenberg deklaroi se “pushtimi i nisur nga Putini në muajin shkurt po hyn në një fazë kritike”.

“Forcat ukrainase arritën të ndalojnë ofensivën e Moskës në Donbass, të kundërpërgjigjen dhe të rifitojnë territorin”, tha ai.

Megjithatë, ai paralajmëroi se aleatët do të testohen në muajt e ardhshëm për shkak të krizës energjetike dhe rritjes së çmimeve.

Ndryshe, Ukraina raportohet se ka rimarrë mbi 20 fshatra në rajonin e Khersonit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Botë
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Kalo në kategori