eksperti-banner

Këngëtari i njohur shqiptar, Blero, ka shprehur së fundmi revoltën e tij lidhur me situatën politike në vend.

Ai ka kritikuar luhatjet e Qeverisë së Kosovës, të cilat po ndodhin në momentin më të papërshtatshëm - atëherë kur vendi por edhe gjithë bota po përballen me pandeminë globale COVID-19.


Në një shkrim të publikuar në InstaStory, këngëtari shprehet i zhgënjyer me politikanët duke i quajtur egoistë pas kësaj situate të krijuar.

“Jeni bërë ju politikanët krejt llama llama refren të njëjtë keni! Inati, egoizmi, krenaria, budallakia, patetizmi, injoranca. A keni pak fytyrë e shpirt në këtë kohë, a nuk iu ka mbetur asnjë pikë. Kam pa çka kam pa, veç kështu si ju s’kam pa. E harruat virusin, e folni kush kujt, turp! O Adem, çohu pash Zotin, e kqyr për çka ke sakrifiku”, ka shkruar Blero në InstaStory.

blero

Ashtu si shumë kolegë të tij, edhe këngëtari Muharremi këto ditë po i kalon në karantinim për shkak të rrezikut të përhapjes së coronavirusit. /Telegrafi/