Këngëtari Blero duket se është përfshirë nga fryma parazgjedhore në vend.

Teksa ka ndjekur një nga debatet e fundit televizive të politikanëve, këngëtari duket të jetë irrituar nga deklaratat e një prej kandidatëve për deputet, më konkretisht të Visar Ymerit.

Ai ka publikuar në InstaStory një fotografi të kandidatit nga koalicioni AAK-PSD, teksa në mbishkrimin e saj ka shkruar për pakënaqësitë e tij ndaj debateve të tilla.

Yll Limani do të këndojë në dasmën e Bleros dhe Afronës Yll Limani do të këndojë në dasmën e Bleros dhe Afronës

“Domethënë paske vesh kravatë haver dhe këtu e kallëzon veten sa origjinal je hahahahah, bravo bre. Shumë ‘bullshit’ në debate dhe ‘fake shit’. Pasha Zotin as këta s’janë duke e njohur veten. Zot ndihmona”, ka shkruar Blero në mbishkrimin e fotografisë.

Foto: Blero/InstaStory

Ndërkohë, këngëtari ka bërë të ditur se javën e ardhshme, do të kurorëzojë dashurinë e tij me martesë, me modelen Afrona Dika, në një dasmë e cila do të mbahet në Shëngjin. /Telegrafi/

View this post on Instagram

❤️

A post shared by BLERO (@bleromuharremi) on Aug 21, 2019 at 9:10am PDT