LAJMI I FUNDIT:

Blerjet e janarit të cilët po dalin si goditje të mëdha deri më tani në të gjithë Evropën

Blerjet e janarit të cilët po dalin si goditje të mëdha deri më tani në të gjithë Evropën

Afati kalimtar i janarit është mbyllur para një muaji, ku kishte transferime interesante në të gjitha kampionatet. 

Gonzalo Higuain shkoi te Chelsea, që ishte një nga lëvizjet më të bujshme.


Ai deri më tani ka shënuar dy herë kundër Huddersfield.

Lajmet nga transferimet
Lexo po ashtu Lajmet nga transferimet

Por ka blerje që kanë pasur sukses më shumë se sa argjentinasi.

Këtu janë gjashtë blerje të cilët kanë lënë përshtypje të mirë menjëhershme me klubet e tyre të reja.

Tyler Adams, RB Leipzig

Edhe pse Tyler Adams kishte qenë yll te ​​Neë York Red Bulls për dy viteve, mesfushori i ri i ka tejkaluar të gjitha pritjet në RB Leipzig.

20-vjeçari amerikan ka filluar katër ndeshje për klubin e tij të ri.

Adams është përshtatur mirë në mjedisin e tij të ri. Vlerësimi: 7.36

Luis Muriel , Fiorentina

Ishte një surprizë kur Luis Muriel e nisi nga banka ndeshje ndaj Interit, por që ndikoi në ndeshje.

Ai shënoi një gol të jashtëzakonshme nga 35 metra në portën e Handanovic.

Muriel po kompenson kohën e humbur në karrierën e tij sa ishte te Sevilla.  Ai luajti vetëm 364 minuta në La Liga dhe Ligën e Evropës këtë sezon.

Kolumbiani po tregohet blerje e madhe. Vlerësimi: 7.42

Gelson Martins , Monaco

Monaco ishin klubi më aktiv në afatin e transferimeve të janarit. Një nga blerjet që bëri menjëherë ndikim në lojë ishte Gelson Martins.

Me kithin e Leonardo Jardim, Monaco është larguar nga zona e rënies, duke fituar 10 pikë në katër ndeshjet e fundit.

Mesfushori portugez i Sporting Lisbonën që ishte së fundmi te Atlético Madridi, ka shënuar tri gola deri më tani. Vlerësimi: 7.46

Alvaro Morata , Atlético Madrid

Álvaro Morata tashmë ka besimin e trajnerit Diego Simeone. Ai nuk po kalonte një moment të mirë te Chelsea.

Ai shënoi golin e tij të parë për klubin në fitoren e tyre 2-0 ndaj Villarreal të dielën.

Me tetë të gjuajtje, 10 driblime të suksesshme dhe 21 duele ajrore të fituara, sulmuesi po kërkon ta rimarrë vendin në skuadrën e Spanjës. Vlerësimi: 7.52

Krzysztof Piatek , Milan

Polaku Krzysztof Piatek e ka nisur furishëm te Milani. 23-vjeçari u largua nga Genoa ku kishte shënuar 14 herë.

Piatek tashmë ka pesë gola në Serie A për Milanin.

Ai kushtoi 31.5 milionë funte por po del blerje e mirë për klubit që po  kërkon një kthim në Ligën e Kampionëve. Vlerësimi: 7.53

Vincenzo Grifo , Freiburg

Grifo e ka një zakon të kthehet në klubet e tij të vjetra. Italian ka pasur dy rikthime në Hoffenheim dhe kjo është tani e dyta në Freiburg.

Ai luajti një rol kyç pasi klubi fitoi kampionatin në Bundesligë 2 në sezonin 2015-16.

Ai ka fituar tashmë zemrat e tifozëve për herë të dytë, duke shënuar dy herë dhe asistuar dy gola. Vlerësimi: 7.59

/Telegrafi/