LAJMI I FUNDIT:

Blendi Fevziu shijon shëtitjet në xhunglat e Afrikës (Foto/Video)

Blendi Fevziu shijon shëtitjet në xhunglat e Afrikës (Foto/Video)

Prezantuesi i njohur Blendi Fevziu është një prej figurave më të ndjekura të televizonit.

Ai është mjaft aktiv edhe në rrjetet sociale, në të cilat nuk heziton që të ndajë me fansat herë pas here fotografi apo video të ndryshme nga jeta e tij e përditshme.


Një pasion i madh i tij janë edhe udhëtimet. Ai ka treguar disa herë se i pëlqen shumë të vizitojë vende të ndryshme të botës, dhe gati nuk ka kontinent në të cilin nuk ka shkuar.

Fevziu: Kosova dha provën se është shtet
Lexo po ashtu Fevziu: Kosova dha provën se është shtet

Së fundmi, Fevziu ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale se ka vizitur kontinentin e Afrikës.

Ai ka ndarë me fansat disa imazhe në Instagram, ku shfaqet duke shëtitur nëpër xhunglat e zonave të thella të kontinetit.

Blendi gjithashtu ka parë nga afër edhe jetesën e personave që gjenden aty, si dhe disa kafshë të veçanta si gjirafat, apo kafshët e tjera që sillen andej pari. /Telegrafi/