LAJMI I FUNDIT:

Blakaj: Serbët kanë informata të sakta për varrezat masive

Blakaj: Serbët kanë informata të sakta për varrezat masive

Drejtori ekzekutiv në Fondin për të Drejtën Humanitare, Bekim Blakaj, e ka cilësuar si skandaloz deklarimin e ministrit të jashtëm serb, Ivica Daçiq, i cili kishte thënë: “Mos u merrni me amerikanët, gjermanët, turqit dhe gjithë të tjerët. Çfarë të bëjmë me serbët të cilët flasin budallallëqe të ndryshme, iu tregojnë shqiptarëve dhe kroatëve se ku janë të varrosur shqiptarët në gjithë Serbinë”.

“Është prononcim skandaloz i ministrit të punëve të jashtme të Serbisë. Është krejtësisht e papranueshme. Nuk e besoja që mund ta thoshte këtë një ministër i punëve të jashtme, por e shikova atë emision në tërësi dhe ai kërcënon hapur Velko Odalloviqin duke thënë se ai edhe sot gërmon nëpër Serbi nëpër vende të ndryshme në bazë të informatave të spiunëve të ndryshëm”, ka thënë Blakaj, në Klan Kosova.


“Nuk ka asnjë muaj nga marrëveshja e Washingtonit dhe Brukselit dhe ministri i shtetit serb tani kërcënon rreth e rrotull në Serbi gjithë ata që kanë mandat të zbardhin fatin e personave të zhdukur”.

Blakaj tha se për rastet e zhdukjeve masive të civilëve shqiptarë në Kosovë duhet të ketë dokumentacione të sakta.

“Planifikimi i krimeve dhe fshehja e provave ka qenë shumë mirë e koordinuar nga kriminelët serbë. Haga shumë mire e ka dokumentuar bartjen e trupave nga Kosova në Serbi dhe fshehjen e tyre në varrezat masive. Ka dokumentacione dhe ato po rrjedhin nga pak”.

“Prandaj ne në Fondin për të Drejtat Humanitare i kemi rekomanduar institucioneve që një ndër temat e dialogut të jetë çështja e personave të zhdukur, se jemi të sigurt që duhet të ketë arkiva dhe informata të rëndësishme për shumicën e atyre që janë shpallur të zhdukur”.

“Është e qartë që autoritetet serbe posedojnë informata të sakta për varrezat masive, por nuk ekziston asnjë vullnet politik që ato informata të dorëzohen dhe të lokalizohen varrezat”, ka deklaruar Blakaj.

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Lajme
Kalo në kategori