Kostoja e mungesa e energjisë elektrike vazhdojnë të jenë barrierat kryesore për bizneset në Kosovë. Kështu u tha në organizimin e forumit të biznesit me temën “Pengesat qindra milionëshe: Energjia Elektrike”.
Në këtë forum u tha se rreth 300 milionë euro janë humbjet e bizneseve, të shkaktuara nga jostabiliteti energjetik.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu tha se çmimi i prodhimeve në vend është 13 për qind më i lartë se i atyre që importohen.
“Jemi në shekullin e ekonomisë dhe të na përcjellin trendët e shkyçjes dhe mosfurnizimit me energji elektrike është e pamundur të flitet për zhvillim. Më shqetësuese në Kosovë është se ka shumë vite që flitet për ndërtimin e kapaciteteve të reja dhe kjo ka mbetur vetëm një emër. Derisa ne vetëm flasim për këtë në rajon kanë ndërtuar kapacitete të reja”, tha Gërxhaliu.
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka premtoi se këto probleme do të zgjidhen. Lluka shpreson se për pesë vite të zgjidhet problemi me energjinë elektrike ,raporton Ekonomia Online.
“Një raport i USAID-it, ka treguar se rreth 300 milionë euro janë humbje të bizneseve të shkaktuara nga energjia elektrike. Që nga paslufta janë importuar 550 milionë euro energji dhe rreth 32 për qind janë humbjet komerciale në rrjetin tonë të cilat janë pjesë e faturave të bizneseve dhe shtëpive. Prej tyre 5 për qind humbje nga mospagesa e veriut që të integrohen në faturat e pjesës tjetër të vendit”
“Kosto e prodhimit në Kosovë është rreth 30 për qind më e shtrenjtë se ajo e rajonit. Kosova është i vetmi vend në botë që tarifat e bizneseve janë më të shtrenjta se të shtëpive. Duhet të rregullohet një treg që të kemi një balancë në mes tarifave biznesore me ato të shtëpive. Në të gjitha vendet tarifat janë më të vogla për bizneset se ato të shtëpive”
Ilir Rexhepi nga GIZ-I gjerman shprehi shqetësimin e njëjtë sa i përket barrierave me energji elektrike.
Ai tha se furnizimi me energji elektrike dhe tarifat e çmimit të energjisë nga kompanitë po shihen si barrierë që ndikojnë drejtpërdrejt në kosto të prodhimit.
“Akterët e sektorit të energjisë duhet të hartojnë pako të favorshme për kompanitë prodhuese në vend për të përkrahur ata. Duhet të organizohen kampanja vetëdijësuse për të aplikuar këto masa. Institucionet duhet të hartojnë masa lehtësuese për kompanitë, fonde dhe grante lehtësuese për prodhuesit kosovarë si dhe t’i nxisë kompanitë të përdorin energjinë efiçiente”, u shpreh Rexhepi.
Zëvendësministri i Tregtisë dhe Industrisë Faton Thaçi përmendi faktorët që ndikojnë negativisht në prodhim. “Furnizimi jo i rregullt me energji elektrike, çmimi i lartë, tarifa jostabile, ndërprerja e paparalajmëruar, mos shfrytëzimi potencial i duhur i energjisë”
Sipas tij gjendja e energjisë në Kosovë është e trashëguar që nga vitet 90-ta.
Hulumtimi është realizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës, e cila ka intervistuar 308 kompani, të sektorëve siç janë tregtia, ndërtimi, prodhimi e shërbimet. Rreth 61 për qind të ndërmarrjeve të intervistuara kanë deklaruar se ndikimi i energjisë elektrike në kostot totale është i lartë dhe kjo po i pengon në zhvillimin e bizneseve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush është vajza biznesmene që po pushton tregun muzikor?
24 orë na ndajnë nga ngjarja e madhe Halving në Bitcoin
Kosova përfiton 90 milionë euro nga Banka Botërore
Telegrafi fuqizon shërbimet e marketingut duke sjell reklamim atraktiv
3, 2, 1 - Volvo gati për ty!
B&M ofron Trajnim dhe certifikim për Operuesit e Vinçave, Auto Vinçave, Pirunierëve, Ashensorëve të ndërtimit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi