LAJMI I FUNDIT:

“Birra e Mërgimit” rrit prezencën në treg

“Birra e Mërgimit” rrit prezencën në treg

Refuzimi i Mërgim Mavrajt që të vesh fanelën e kombëtares me logon e Birrës Peja, kishte bërë bujë të madhe në media pak ditë para fillimit të Kampionatit Botëror “France 2016”.

Shkak i refuzimit të Mavrajt kishin qenë bindjet e tij fetare, por edhe përgjigja e kompanisë më të madhe në vend për prodhimin e birrës ka qenë e menjëhershme. Pak ditë pas kësaj në treg u lansua Birra Peja Zero, që është birrë pa alkool.

Koha e lansimit ndoshta vetëm rastësisht ka përkuar me refuzimin e Mërgim Mavrajt, por edhe kampanja e mirë menduar “Enkas për ty Mërgim”, bëri që kjo birrë të tërheqë vëmendjen e menjëhershme të opinionit.

Prej atëherë kjo birrë ka zënë vend në raftet dhe frigoriferët e marketeve dhe restoraneve vendore dhe kërkesa për të është në rritje të vazhdueshme.
Rritja e kësaj kërkese lidhet edhe me rregullin e fesë islame për moskonsumim alkooli.

Mehmet Trakaniqi, praktikues i islamit thotë se është konsumues i “Birra Peja Zero”.

“Unë dhe familja ime jemi praktikues të rregullt të fesë islame, nuk konsumojmë dhe nuk mbajmë në shtëpinë tonë kurrë alkohol, prandaj Birra Zero e Pejës, është pjesë e shportës tonë familjare”, thotë Trakaniqi.

Birra pa alkool ka prezencë të kahershme në tregun botëror, ndërsa tek ne si prodhim vendor ka ardhur vetëm përmes “Birra Peja”. “Mendoj se është një alternativë e mirë. Shija është e veçantë. Këtë shije nuk mund të zësh në asnjë pije tjetër jo-alkoholike dhe arsyeja kryesore që e konsumoi është, se ka zero-alkohol”, thotë Trakaniqi.

Por përdorimi i birrës pa alkool duket se nuk është vetëm çështje religjioni, por edhe alternativë për ata që e duan birrën, por jo edhe efektet e alkoolit.

Ky kombinim ka bërë që prezenca e Birrës Zero të rrisë praninë edhe nëpër lokale hotelierie.

Artan Shala, pronar i rrjetit të restoraneve “Sofra” në Pejë, ka kohë që Birrën Zero e ka pjesë të menysë së pijeve. “Pos që është prodhim vendor, normalisht ka edhe kërkesë për të, kuptohet. Ne nuk e kemi imponuar tek konsumatori. Mendoj që edhe cilësia është ajo që e bënë të shitur”, thotë Shala.

Edhe Ernest Jusufi, Drejtor Gjeneral i SH.A. “Birra Peja”, thotë se kërkesa për Peja Zero, është e bazuar në shijen përfundimtare, me të cilën kjo birrë plasohet në treg. “Sikur për të gjitha asortimanet tona edhe për Birra Peja Zero, pozita gjeografike e Kosovës, kushtet klimatike specifike, ujërat kristal të pastërta, teknologjia e klasës së fundit me standarde të larta europiane dhe puna e stafit profesionist, bëjnë që ky produkt të jetë i pëlqyer në treg”, thotë Jusufi.

Sipas tij, kërkesa për Birra Peja Zero, ka filluar të shtrihet edhe jashtë Kosovës. “Ne edhe me Birra Peja Zero, jemi prezent përpos në Kosovë, edhe në Shqipëri, dhe po u them se në Shqipëri kërkesat janë edhe më të mëdha”, thotë drejtori gjeneral i Birra Peja.

Jusufi, tha se Birra Peja planifikon që të vazhdojë të mbajë edhe cilësin e birrës pa alkool në nivelin më të lartë. /Telegrafi/

Artikull i sponzorizuar