Artistja e popullarizuar amerikane, Billie Eilish, së shpejti pritet ta publikoj dokumentarin, “Billie Eilish: The World’s A Little Blurry”.

Mes shumë gjërash e projekteve të reja, ajo duket se ka ndarë kohë edhe për realizimin e një libri me fotografi, i cili do të sjellë pamje të ndryshme të jetës private e karrierës profesionale.

Siç bën të ditur, libri është krijuar nga vet ajo dhe do të vijë i shoqëruar me një version audio.

Këto projekte do të lansohen më 11 maj dhe që tani fansat mund të fillojnë porosinë e tyre.

“Kam kaluar shumë orë këta muajt e fundit, duke i shikuar albumet familjare me fotografi dhe duke i përzgjedhur një nga një, të gjitha fotot e përfshira në këtë libër. Shpresoj t’iu pëlqejnë aq shumë sa më pëlqejnë mua”, ka thënë ajo në një deklaratë.

Dokumentari i Billie ndërkohë do të publikohet nëpër kinema dhe në platformën “Apple TV+” më 26 shkurt.

View this post on Instagram

A post shared by BILLIE EILISH (@billieeilish)

Krijuesja e hitit “No Time To Die” po ashtu ka qenë duke punuar për albumin e saj të dytë në karantinë së bashku me të vëllanë dhe me Finneas O’Connell. /Telegrafi/